Çairi me parkim zonal në 2019

Ndërmarrja publike për menaxhim me objekte afariste në Komunën e Çairit nga muaji i kaluar e ka ndryshuar statusin, respektivisht në kuadër të kësaj ndërmarrje, është shtuar edhe një veprimtari plotësuese, e cila lidhet me menaxhimin e parkingjeve në këtë komunë. Për drejtor të kësaj drejtorie komunale është zgjedhur Rami Qerimi, i cili për gazetën KOHA tregon se qëllimi i zgjerimi të kompetencave në fjalë është zgjidhja e problemit të parkingjeve në pjesën e Çairit.

Marketing

Mungesa e vendeve të përshtatshme për parkim në Komunën e Çairit është një problemeve më serioze me të cilën ballafaqohen qytetarët e kësaj ane të Shkupit. Pavarësisht se bëhet fjalë për një komunë me territor të vogël, për kaosin me mos pasjen e parkingjeve Çair, në masë të madhe ka kontribuar edhe uzurpimi i hapësirave publike, ngritja e ndërtesave pa plane e standarde bashkëkohore dhe kuptohet – keqpërdormi i atyre parkingjeve për interesa private.

“Detyra e parë të cilën e kemi realizuar, pas zgjerimit të kompetencave, është fillimi i realizimit të një fizibiliti studimi lidhur me parkingjet në Çairit. Qëllimi i kësaj analize është të përcaktohen parametrat dhe mundësitë për të rregulluar çështjen e parkingjeve në komunën tonë. Ne si ndërmarrje parashohim që parkingjet në Çair të krijohen zona të hapura parkimi, hapësira të mbyllura dhe të hapura, siç është rasti me garazhet në kate dhe parkingjet e montuara. Gjatë periudhës që vijon, duhet ti konkretizojmë hapat që do ti realizojmë dhe besoj se në vitin 2019, projekti për parkingjet do të zbatohet në terren”, thotë Qerimi për gazetën KOHA.

Për momentin, në hapësirën e Komunës së Çairit funksionojnë dhjetëra parkingje të zeza, ndryshe të njohur si “parkingje fiktive”, të cilët ndonëse e shfrytëzojnë hapësirën publike, ato nuk figurojnë në asnjë regjistër, aq më pak dihet numri i të punësuarve apo leverdia e mjeteve ditor që qarkullojnë nëpër duart e atyre që kanë uzurpuar të njëjtat.

Ndërkohë, në kuadër të Qytetit të Shkupit, statusi i parkingjeve është definuar përmes Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”, respektivisht Komuna e Qendrës një kohë të gjatë e ka themeluar ndërmarrjen e saj “Parkingjet Komuna Qendër”. Brenda këtyre ndërmarrjeve funksionojnë edhe shërbimet e karrotrecit, të cilët përpos që kontribuojnë në mbushjen e arkës komunale, me aksionet e tyre ditore ato ndikojnë në zbutjen e komunikacionit të dendur në pjesën e Qendrës dhe komuna tjera në Shkup.

“Ideja jonë është që të fillojmë në ndërtimin e një garazhe në kate, megjithatë gjithçka do të varet nga kapacitet e komunës dhe mundësinë e ndërmarrjes që do ti menaxhoj parkingjet. Pra, të gjitha parkingjet aktuale që menaxhohen dhe drejtohen nga persona fiktiv do të kalojnë në kompetenca të Komunës së Çairit. Tutje, plani për ngritjen e garazheve në kate parashihet të bëhet në afërsi të Teatrit Shqiptar, pastaj në Çairin e vjetër dhe Fushë Tophanë.

Pagesa e parkingjeve do të varet prej llojit të parkingjeve. Kështu që, në garazhet në kate dhe ato zonale pagesa me siguri do të bëhet përmes sms-porosive, ndërsa në parkingjet me trarë – pagesa do të jetë ashtu siç ka qenë deri më tani”, shprehet drejtori Rami Qerimi.

Lokacioni i parë ku pritet të ndërtohet garazh në kate gjatë vitit 2019 mendohet të jetë prapa Ambulancës së Bitpazarit. Në bazë të Planit Detaj Urbanistik, kjo garazh do të jetë në katër kate Ndryshe, për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe krijimin e vendeve më të mëdha për parkim, Komuna e Çairit muaj më parë filloi projektin për rrugët njëkahëshe në territorin e lagjes së Çairit. (koha.mk)

Marketing