Çairi po bëhet çdo ditë e më shumë miqësor ndaj atyre që kanë zgjedhur si mjet udhëtimi biçikletat.

Në koordinim me qytetin e Shkupit kemi përpiluar planin për krijimin e rrjetit minimal të korsive të dedikuara për biçikleta edhe në Çair. Për këtë qëllim qyteti I Shkupit ka realizuar investimin në rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase”. Mbarimin e punimeve sot e inspektuam me drejtorin e N.P ”Rrugët dhe rrugicat – Shkup” – z. Senad Smailoviq.

Me ndërtimin e këtij segmenti, për të vijuar më pas me rrugët dhe bulevardet tjera të Çairit do të mundësohet krijimi i një aksi qëndror të korsive për biçikleta që do të lidh Çairin me pjesët e tjera të qytetit.

Poashtu I informoj qytetarët e Çairit se Komuna e Çairit do të ju kompensojë shpenzimet 50 qytetarëve të parë të cilët do të blejnë biçikletë edhe atë me vlerë deri në 50 përqind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000,00 denarë për person, duke përfshirë këtu edhe tatimin e vlerës së shtuar, sipas parimit “ai që vjen pari, do të shërbehet i pari”, ndërsa kusht për marrjen e kompensimit është që qytetari të jetë banor i Komunës së Çairit.

Nuk ka më pengesë për askënd që të përdorë sa më shumë biçikletën si mjet lëvizje, jo vetëm si një mjet ekologjik, por edhe si një mënyrë për të mbajtur një fizik të shëndetshëm dhe për të realizuar obligimet ditore duke arritur më shpejtë në destinacionin e duhur.