Çairi të shtunën shënon Ditën Botërore të Fëmijëve

Kryetari i komunës së Çairit përmes një njoftimi në facebook ka ftuar të gjithë fëmijët që të shtunën së bashku të shënojnë Ditën Botërore të Fëmijëve.

Marketing

Dita Botërore e Fëmijëve do të shënohet me aktivitete të shumta dhe lojëra të ndryshme zbavitëse për fëmijë.
Manifestimi në fjalë do të mbahet të shtunën në Parkun e Çairit.

Çairas të vegjël 👭👬👫
Të shtunën është ditë e veçantë për ju, është Dita Botërore e Fëmijëve! A keni menduar se ku dhe si mundeni ta kaloni në mënyrë të përkryer këtë ditë?🤔
Unë kam një ide, dua të shoqërohemi dhe zbavitemi së bashku. 🚴‍♀️🤹‍♂️🧗‍♀️🚵‍♀️🃏🧘‍♀️
Ftoni shokët dhe shoqet tuaja dhe takohemi në ora 11:30 te parku i Çairit🌱. Shihemi atje✋, ka shkruar në facebook kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.