Çairi u dhuron zjarrfikësve një kamion

Kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu i dhuroi sot një kamion zjarrfikës Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve “Bajram Miftari” – Çair, donacion ky që do të ndihmojë shoqatën në rritjen e efektivitetit dhe kapacitetit të kësaj shoqate vullnetare për ndërhyrje në raste zjarri dhe fatkeqësi tjera në Çair e më gjerë.

Marketing

Ky donacion u realizua falë aktit human dhe kontributit të bashkëqytetarit dhe afaristit nga Çairi, z. Artan Demiri, të cilin në emër të qytetarëve të Çairit, kreu i Çairit e falënderoj për angazhimin e tij në këtë drejtim.

Marketing