Çairit do t’i shtohen edhe dy rrethrrotullime, bankinat zgjidhje e përkohshme

Bankinat e vendosura mes për mes rrugës në Çairçanjë janë zgjidhje e përkohshme, ndërsa sot Kryetari i Çairit Visar Ganiu paralajmëroi se shumë shpejtë do të ndërtohen edhe dy rrethrrotullime në këtë Komunë.

Marketing

“Sot kemi një takim me Kryetarin e Qytetit të Shkupit. Ne kemi filluar procedurat për marrjen e lejes për dy rrethrrotullime në rrugën “Cvetan Dimov” dhe besoj që tash në afat të shkurtë, sepse na kalojnë edhe lejet për t’i vendosur rrethrrotullimet, do të jetë një qasje më e lehtë për qytetarët dhe do të ketë solucion se ku qytetarët do të mund të kthejnë dhe ta marrin destinacionin e tyre të duhur” tha Ganiu.

Ai tregoi se njëri rrethrrotullim do të jetë në rrugën “Cvetan Dimov”, tek rrugica që të çon për kah Spitali gjinekologjik në Çair, ndërsa rrethrrotullimi tjetër tek kthesa në “Xhon Kenedi” dhe rruga që vazhdon drejt rrugës “Hristijan Todorovski Karposh”.