Në kopshtin “Fidani” në Komunën e Çairit sot do të prezantohen aktivitete nga projekti “Të pastër dhe të shëndoshë”.

Bëhet fjalë për projekt të mbështetur nga Civika mobitas, program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për mbështetje të shoqërisë qytetare në shtetin tonë, të cilën e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dh G nga Suedia. Projektin e zbaton Shoqata për Zhvillim Rajonal “Ballkan Ekonomik Forum”.

Realizimi i projektit fillon pikërisht nga Komuna e Çairit sepse nga të gjitha mbeturinat komunale të cilat grumbullohen në të gjitha komunat e Shkupit, 14 për qind janë mbeturina të cilat i bën Komuna e Çairit, komuna me e dendur me popullsi, sipas të dhënave të Qytetit të Shkupit dhe Entit Shtetëror të Statistikës.

“Për riciklim, selektim, higjienë dhe kujdes drejtë natyrës dhe mbeturinave do të mësojmë që nga kopshti përmes qasje inovative, argëtuese, gjegjësisht përmes fotografive, aplikacioneve mobile dhe animacioneve. E gjithë kjo e përshtatur edhe për grupet inkluzive të qytetarëve”, paralajmëroi organizatori.

Në promovimin janë paralajmëruar edhe fjalime të ministres së Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, kryetarit të Komunës së Çairit Viasr Ganiu dhe ambasadorja zvicerane Sibil Suter Tejada.