Cakaj: Fond ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi

Kosova dhe Shqipëria kanë firmosur një marrëveshje për të ngritur një fond ndër-shtetëror për mbështetjen e shqiptarëve në Mal të Zi.

Marketing

Lajmin e dha ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj përmes një postimi në “Facebook”. Sipas tij, kjo marrëveshje tregon bashkëpunim dhe mbështetje për shqiptarët në rajon.

“Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi. Ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrja e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon 🇦🇱🇽🇰.”

Marketing