Cakaj: Jo zgjedhje të parakohshme, nuk dështuam me negociatat

Shefi i diplomacie shqiptare Gent Cakaj doli ne konference për shtyp ne te njëjtin moment qe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev lajmëroi nga Shkupi mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.

Marketing

Por para medias ministri i jashtëm ne detyre shpjegoi pse qeveria nuk ka arsye te ndjeke te njëjtën logjike politike si Shkupi zyrtar e nuk do te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme.
Përgjegjësia qe institucionet kane para publikut matet me diskursin qe kemi pasur para publikut. Ne Maqedoninë e veriut ka pasur premtime se nëse kjo nuk ndodh ne do te japim dorëheqje, dhe prandaj përgjegjësia e autoriteteve është krejt tjetër.

Unë nuk e di qe kryeministri i Shqipërisë ndonjëherë nga janari ka premtuar se negociatat do te hapen, ne kemi thënë se jemi zotuar se do te bëjmë përpjekje por nuk jemi zotuar për te dhënë rezultatin qe kemi pritur.Por nëse Tirana zyrtare nuk do te ndjeke te njëjtën strategji si politike Maqedonia e veriut, mos hapja e negociatave për te dy vendet ishte nje argument me shume i qeverise për te theksuar se vendimi i këshillit nuk ka lidhje me arritjet apo mos arritjet e qeverise.

“Ky vendim nuk vjen nga dështimi i Shqipërisë por shfaqet si pasoje e një rrethane ku BE është ne një proces te shqyrtimit te vetvetes”.

Cakaj ka theksuar se pavarësisht vendimit te Brukselit qeveria shqiptare do te vazhdoje te punoje për 5 prioritetet e vendosura nga Komisioni Europian si dhe do te plotësojë kushtet e Bundestagut gjerman.

Marketing