Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Marketing

Ai me rastin e shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës në një status në Facebook ka shkruar se anëtarësimi i Kosovës është një vlerë e shtuar për vetë këtë organizatë.

“Shqipëria, sot, është jo vetëm përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës por edhe një kontribuese përmbajtësore e tij! Veçanërisht gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore”.

“Po ashtu, dje nënvizuam fuqishëm faktin se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës”, shkruan ai.

Marketing