Cakaj propozon unifikimin e Politikës së Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë

Përfaqësuesit politikë shqiptarë nga rajoni, përmes konferencës së përbashkët me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të Shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor”, e cila u zhvillua sot në Tiranë, theksin e vendosin në unifikimin e politikës së jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Marketing

Ministri i Shqipërisë për Evropë dhe Politikë të Jashtme, Gent Cakaj, (shtetas i Kosovës), në fjalimin e tij theksoi se koordinimi i plotë edhe lidhja e qëllimeve në politikën e jashtme të Shqipërisë, është e patjetërsueshme për Shqiptarët dhe gjithashtu është shumë e dobishme për vetë rajonin.
“Më tepër se një komision të përbashkët, kuptohet se ka nevojë edhe për një unifikim të plotë të politikës së jashtme përmes lidhjes së ndërsjellë të dy ministrive. Marrëveshja e nënshkruar në maj është pikë nismë e rëndësishme e cila doemos të plotësohet me masa shtesë dhe të zbatohet në efikasitet të plotë”, vlerëson Cakaj.

Shefi i diplomacisë shqiptare, më mënyrë shtesë tha se pozita e shqiptarëve në Serbi mbetet shqetësuese.
“Ata sot janë pak të përfaqësuar në institucionet qendrore dhe lokale. Ndërsa, brengos edhe praktika e fshirjes së shqiptarëve nga regjistrat civilë, praktikë e cila seriozisht e cenon substancën e tyre kombëtare”, tha Cakaj.
Në fund të fjalimit të tij, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se shqiptarët si trup i bashkuar dhe partitë politike mirë të koordinuara, nuk janë vetëm garanci për zhvillim si komb, por edhe mundësi për një Ballkan të zhvilluar euroatlantik.

Marketing