Cakaj sërish mposht Daçiqin: Ne i takojmë shekullit 21, ju shekullit 20

Përplasja midis Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, është përsëritur sërish.

Marketing

Përgjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit dhe BE-së në Varshavë, Daçiq ka mohuar shtetësinë e Kosovës dhe ka akuzuar atë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit. Për më shumë, Daçiq ka thënë se “unë kam ndenjur 28 vite në pushtet sepse e kam kuptuar sa e mërzitshme është të qëndrosh në opozitë”. Daçiq e ka mbyllur fjalën e tij duke thënë se “disa të pranishëm duhet ta kuptojnë se diplomacia është edhe filozofi”.

Gent Cakaj, ndërkaq, është përgjigjur edhe njëherë fuqishëm, por me elegancë. Pasi ka mbaruar fjalën e tij, Cakaj në fund ka thënë edhe disa fjalë për Daçiqin.

Sipas burimeve tona brenda takimit, Cakaj ka thënë se “njëmend Daçiq ka pasur 28 vjet në pushtet dhe unë kam pasur veç 28 vjet në jetë. Për shkak të 28 vjetëve të Daçiqit në pushtet, unë në 28 vjetët e mia në jetë e kam provuar edhe si është të jesh refugjat”.

“Sidoqoftë, meqë Daçiç ka tha se diplomacia është edhe filozofi, unë dua t’i them në mënyrë diplomatike diçka filozofike: të jetosh në të njëjtën kohë nuk do të thotë të jetosh në të njëjtin shekull. Me fjalën tuaj në këtë mbledhje ju keni dëshmuar se i takoni shekullit 20, ndërkaq, unë me sjelljen time kam provuar se i takoj shekullit 21”.

Marketing