Çalhangolu dhe Mandzukic synojnë rikthimin ndaj Napolit

Dyshja Hakan Çalhanoglu dhe Mario Mandzukic nuk do udhëtojnë me skuadrën kundër Manchester Untiedit, por pritet të rikthehet të dielën ndaj Napolit.

Sipas Tuttosport, ka mundësi që të dytë të ftohen për ndeshjen e vikendit kundër Napolit në “San Siro”.

Milan momentalisht është duke u përgatitur për ndeshjen kundër Unitedit në Ligën e Evropës, por Çalhanoglu dhe Mandzukic nuk do udhëtojnë në Angli.

Marketing

Zlatan Ibrahimovic dhe Ismael Bennacer gjithashtu mungojnë, por Theo Hernandez është rikthyer në stërvitje dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj “Djajve të Kuq”.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja mes Unitedit dhe Milanit zhvillohet në “Old Trafford” me fillim nga ora 18:55.

Marketing