Në këtë ditë zie për futbollin e Kosovës, emra të mëdhenj të këtij sporti vazhdojnë të shprehin pikëllimin dhe ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Fadil Vokrri.

Kreu i FFK-së vdiq mëngjesin e të shtunës pas një infarkti në zemër. Ai ishte 57 vjeçar.

Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur ngushëllimin e tij me rastin e vdekjes së Vokrrit.

“Jam rritur duke më treguar babai se si keni qenë zëri e një kombi, më tregonte që Fadili ishte i pakapshëm për të tjerët, legjendë dhe golashënues fantastik!”.

“Humbje e madhe për të gjithë ne. Ngushëllime familjes Vokrri, miqve, bashkëpunëtorëve, lojtarëve të gjeneratës së artë, Federatës së Futbollit të Kosovës … Lamtumirë legjendë”, ka shkruar Cana në Instagram.

Së bashku me Agim Canën (babanë e Lorikut), Edmond Rugovën dhe Fadil Muriqin, Vokrri ishte pjesë e ‘Gjeneratës së Artë’ të viteve të tetëdhjeta.

E udhëhequr nga Fadili, Prishtina e regjistroi fitoren historike kundwr Zrvena Zvezdas nw Marakana tw Beogradit.