Cannavaro: Ky është ekipi më i fortë në Serie A

abio Cannavaro ka plot lëvdata për Juventusin.

Marketing

Fabio Cannavaro nuk ka dyshime se kush është ekipi më i fortë në Serie A.

Ish mbrojtësi italian ka thënë se Juventus vazhdon të jetë fuqia kryesore e futbollit në Itali.

“Bianconerët janë të fortë, ngjallin frikë”, u shpreh ai për mediat italiane.

“Jo vetëm për shkak të ardhjes së Cristiano Ronaldos. Për shembull Emre Can më pëlqen po ashtu jashtëzakonisht shumë”, theksoi ai.

“Allegri gjithmonë di ta ndryshojë ekipin, sipas kundërshtarit dhe formës së futbollistëve. Është e vështirë t’i befasoni. Ata janë favorit për Scudetto, distanca me ekipet tjera është rritur”, tha Cannavaro.