18:15 | 4 Maj 2021

Ish-trajneri i Romës, Fabio Capello, ka thënë se klubit i duhet më shumë sesa Jose Mourinho për të fituar diçka.

Roma ka njoftuar gjatë ditës së sotme se Mourinho do të bashkohet me klubin në sezonin 2021/22, ku edhe ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë për 3 vite në Olimpico, tranmseton lajmi.net.

Capello beson se për momentin Roma ka nevojë për lojtarë të rinj, në mënyrë që të konkurrojnë me më të mirët.

“Nuk është e nevojshme vetëm emërimi i Mourinhos si trajner”, tha ai për La Presse. “Juve ju nevojiten edhe lojtarë të rinj”.

Tutje, Capello ka treguar se portugezi është një trajner shumë prestigjioz dhe me përvojë, mbi të gjitha ai ka vlerësuar faktin se Mourinho e njeh mirë Italinë.

“Pra, gjithçka është shumë më e lehtë. Shpresoj që t’i bëjë tifozët e Romës të ndjenjë atë që arriti me Interin”, tha në fund Capello./Lajmi.net/