Capital T siç nuk e kemi parë kurrë, me plis në kokë e i ulur rreth sofrës(Foto)

Capital T u shfaq shumë ndryshe nga jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Marketing

Capital T ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në llogarinë e tij në Instagram, shumë më ndryshe prej asaj që jemi mësuar ta shohim çdo herë në skenëm, shkruan lajmi.net. Ai tregoi se ishte i pranishëm në një dasmë të dikujt nga miqtë e tij, ku ishte argëtuar pa fund me këngë e valle.

Në një prej fotografive, reperi u shfaq me plis në kokë e i ulur pranë sofrës, teksa po tymoste puro.

E në një tjetër foto, Capitali u shfaq duke kërcyer në valle bashkë me dasmorët. “Dasma sezoni 19, e martuam edhe një vëlla”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Capital T është “Sytë e tu”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.

Marketing