‘Captain Marvel’ po korr sukses, filmi kalon pritshmëritë!

“Captain Marvel” po korr një sukses të paparë! Referuar raporteve të zyrave të shitjes së biletave, gjatë kësaj fundjave të parë, shifra e parave të grumbulluara nga biletat shkoi në 455 milionë dollarë në mbarë botë.

Në listën e filmave me më shumë fitime në debutimin e parë, sipas Box Office Mojo, “Captain Marvel” renditet në vend të gjashtë. Gjithashtu filmi renditet në vendin e dytë në listën e Marvel Studios, krahas vendit të parë, “Avengers: Infinity War” (2018).

Pas filmit me superheronj me ngjyrë, “Black Panther”, “Captain Marvel” është filmi i parë nga Marvel Studios me një superheroinë. Ky sukses i madh pritet t’i inkurarojë producentët dhe regjisorët që të prodhojnë më shumë projekte me protagoniste gratë.

Në filmin e parë që me siguri do të pasohet nga të tjerë, Carol Danvers (Brie Larson) e gjen veten në mes të një lufte intergalaktike alienësh.

evn