Carmon-Taubadel, raportuesja e re për Kosovë në Parlamentin Evropian

Eurodeputetja gjermane Viloa von Carmon-Taubadel është Raportuesja e re për Kosovën në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.Carmon-Taubadel tashmë është e involvuar në zhvillimet në Kosovë, pasi ka qenë shefe e misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian në zgjedhjet të cilat u mbajtën këtë fundjavë në vend.

Eurodeputetja gjermane do të zëvendësojë Igor Sholtesin, i cili ka mbajtur këtë pozitë më parë në Parlamentin Evropian.

Carmon-Taubadel gjithashtu vjen nga i njëjti grup parlamentar në Parlamentin Evropian të cilit i përkiste Sholtes.

Raportuesit e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor janë përgjegjës për hartimin e raporteve vjetore që miratohen nga Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, të cilët më pas diskutohen në seanca plenare.

evn