Carovska: 12 mijë punëtorë pa sigurim pensional

12 mije punëtorëve nga sektori privat dhe publik nuk iu janë shpërndarë sigurimet pensionale të shtyllës së dytë, edhe pse punëdhënësit i kanë bërë pagesat në Fond. Çdo i punësuar nga viti 2007 deri në vitin 2018 kanë humbur rreth 400 mijë denarë, kontributet e të cilëve kanë mbetur në Fondin e Sigurimit Pensional-Ivnalidor PIOM. Këtë skandal sot e publikoi Ministria e punës dhe politikës sociale, duke theksuar se në PIOM është krijuar një hendek prej 15 miliard denarëve.

Marketing

Ministrja Mila Carovska tha se Qeveria ka ndarë një fond prej 19 milion eurove, për të bërë dëmshpërblimet ose pagesat e munguara të këtyre 12 mijë të punësuarve, të cilët nuk janë në dijeni për dëmin që u është shkaktuar. Ajo tha se rasti do të paraqitet në Prokurori për të hetuar personat zyrtarë.

Alsat

Marketing