Carovska: 87% e nxënësve ndjekin pa probleme mësimin online

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, deklaroi 87 për qind e nxënësve e ndjekin mësimin online pa ndonjë problem, ndërsa 13 për qind të tjerët janë ata që kanë problem me qasjen në internet ose kanë problem me qasje në pajisjet teknike. Megjithatë, këto janë probleme që siç tha, dihet nga dita e pare. Nëse dhe deri kur do të ketë prani fizike të nxënësve në shkolla, Carovska tha se për këtë nuk vendos Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur një kërkesë, e cila i dërgohet çdo shkolle çdo ditë, në orën 10. Të gjithë drejtorët kanë një detyrim me shkrim për të plotësuar atë kërkesë dhe ne çdo ditë në orën 16:30 deri në 17:00 kemi të dhëna të plota se ku ka pasur ndonjë problem dhe cilat janë arsyet e problemeve që u kanë ndodhur gjatë mësimdhënies. Është e rëndësishme që përgjegjësia e drejtorëve të jetë në nivelin më të lartë, dhe gjithashtu kanë Inspektoratin e Arsimit dhe të gjitha institucionet kompetente, të cilat në periudhën ardhshme si dhe sot monitorojnë situatën.”,- tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Marketing