Carovska: Bëjmë përpjekje për zvogëlimin e papunësisë

Këmbimi i ideve të organizatave dhe sektorit privat për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, i cili duhet të sigurojë treg më cilësor në punën e Maqedoninë, është qëllimi i mbledhjes koordinuese për rrjetëzimin e aktiviteteve për zhvillimin e fuqisë së punës në vend.

Marketing

“Bëjmë përpjekje të përbashkëta për zgjidhjen e njërit nga problemet më të mëdha në ekonominë e Maqedonisë, krijimin e fuqisë së punës me shkathtësi dhe kompetenca të cilat përputhen me nevojat e tregut të punës në Republikën e Maqedonisë dhe me atë zvogëlimin e papunësisë”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carova e cila mbajti fjalim në mbledhje.

Ajo përkujtoi se MPPS në mënyrë aktive e zbaton programin garancioni rinor. Pilot projekti realizohet në tre komuna. Deri tani madje 1.708 persona të rinj janë paraqitur në Agjencinë për punësim, ndërsa prej tyre 490 tashmë kanë arritur të punësohen. Ka të tillë, përkatësisht mbi 70 të cilët kanë themeluar biznes të tyre duke i shfrytëzuar masat për ndihmë nga shteti.

Ministria vazhdon të punojë me ndërmjetësues dhe APRM-në për rritje të qasjes në vendet e punës. Gjithashtu, hapen qendra për trajnim për arsim profesional në të cilat personat e papunësuar do të marrin trajnim adekuat.
Mbledhja e sotme ishte organizuar nga Projekti i USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa të pranishëm ishin edhe agjenci tjera qeveritare, organizata dhe projekte donatore.