Carovska: Bojkotimi i mësimit nuk do të ndihmojë, në rendë të parë është mbrojtja e shëndetit publik

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot në pres konferencë
theksoi se e rëndësishme është që të mos lejojmë të rrezikojnë
shëndetin publik, e cila mund të komplikojë edhe më shumë vitin shkollor.
“ Këto ditë disa prindër dhe këshilla të prindërve paralajmërojnë
bojkotimin e mësimit online dhe kërkojnë mësim me prani Gzike.
Unë i
kuptojë ata , mirëpo është e domosdoshme që të kuptojmë të gjithë ne se
vendimet e marra nga komisioni janë në interes të shëndetit publik dhe në
interes të mbrojtjes së shëndetit të të gjithë neve. Nëse vendimin të cilin
e ka sjellur komisioni është se shkolla nuk disponon kushte për mësim me
prani Gzike , atëherë kjo është pikërisht në interes të mbrojtjes së
shëndetit të fëmijëve dhe prindërve. Ju bëjë thirrje të gjithë prindërve që
të respektojnë këtë vendim. Të kuptojnë se bojkotimi i mësimin nuk i sjell
dobi askujt, ndërsa vendimi i sjellur nuk është për shkak të dëshirës së
askujt, por pikërisht për shkak të rekomandimeve të organeve
shëndetësore të cilat duhet ti respektojmë” theksoi Carovska.
Ministrja ju bënë thirrje komunave, mësimdhënësve dhe prindërve dhe të
gjithë pjesëmarrësve në procesin arsimor të bashkëpunojnë, sepse
qëllimi i përbashkët i të gjithëve është mbrojtja e shëndetit të fëmijëve
dhe njëkohësisht të mundësohet zhvillimi dhe procesi mësimor.
“Kjo kërkon punë dhe përpjekje, por qëllimi është shumë i rëndësishëm që
të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njeri- tjetrin. Le ti tejkalojmë sGdat
Gllestare në mënyrë që sa më shpejtë të përshtatemi dhe të Gllojmë të
mësojmë” theksoi Carovska.
Marketing