Carovska: Investime në kopshte të reja në Koçan, Negotinë, Kisella Vodë dhe Kavadar me grant të Bankës Botërore

Koçan, Negotinë, Kisella Vodë dhe Kavadar janë katër komunat e para nga gjithsej 17 që do të ndërtojnë kopshte të reja me grant të projektit të financuar nga Banka Botërore, me të cilin po përmirësohet qasja deri te shërbimet për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve.

Marketing

Siç bëri të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.ministrja dikasteriale Milla Carovska dhe kryetarët e komunave të Koçanit, Nikollço Ilijev, të Negotinës, Toni Dellkov dhe të Kisella Vodës, Filip Temellkovski, si dhe përfaqësuesi i autorizuar i kryetarit të Kavadarit, Mitko jançev, Todor Efemov, sot i nënshkruan marrëveshjet për grantin vlera e përgjithshme e të cilit vetëm për punët ndërtimore është 220.700.000 denarë. Kapaciteti i përgjithshëm i kopshteve është 552 fëmijë dhe pritet të ndërtohen dhe pajisjen deri në mes të vitit 2021.

“Vazhdojmë të krijojmë më shumë hapësirë në kopshte që nevojitet për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, të cilët janë e ardhmja e shtetit tonë. Qëllimi ynë është që vetëm me mbështetjen e Bankës Botërore deri në vitin 2024 të sigurojmë 7.500 vende të reja në kopshte. Njëkohësisht, punojmë në hartimin e projekteve për 13 aplikimet e tjera të cilat janë zgjedhur në konkursin e parë publik dhe në disa muajt e ardhshëm presim edhe me ato komuna të nënshkruajmë marrëveshje për grant”, tha ministrja Carovska në nënshkrimin e marrëveshjeve për grantet.

Carovska u bëri thirrje komunave të hartojnë projekte cilësore dhe të aplikojnë në ndërtimin e kopshteve të reja, sepse investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijëve duhet të jetë prioritet i shtetit dhe të vetëqeverisjeve lokale. Konkursi i ardhëm publik për ndarjen e granteve për kopshte pritet të shpallet në mes së vitit të ardhshëm.

Nga maji i vitit 2017 e deri sivjet, theksohet në kumtesë, MPPS ka investuar në ndërtimin, rikonstruktim dhe pajisjen e gjithsej 31 objekteve për mbrojtje të fëmijëve. Në vijim është ndërtimi dhe pajisja edhe e 12 objekteve.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon t’i përmirësojë kushtet dhe cilësinë në mbrojtjen e fëmijëve. Njëkohësisht, i përforcojmë kompetencat profesionale të kuadrit dhe e kthejmë dinjitetin e profesionit edukator me rritjen e pagave mesatarisht për 16 për qind”, shtohet në kumtesë.

Marketing