Carovska: Ky vit shkollor ishte një sfidë të cilit ne iu përgjigjëm me sukses së bashku

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska përmes video fjalimit falënderoi mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për përfundimin e vitit shkollor në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Viti shkollor 2020/2021 ishte sfidë të cilit me sukses iu përgjigjëm. Nxënësit morën mësim cilësor dhe proces edukativ- arsimor të pandërprerë ndërsa shëndeti siguria dhe mirëqenia e tyre ishin të mbrojtura, që për të gjithë ne ishte kujdesi më i madh. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen dhe ndihmën e mësimdhënësve dhe prindërve.“ Besojë fortë se me forcat e përbashkëta gjithçka mund të arrihet më lehtë. Falë kontributit tuaj në këtë proces kjo edhe një herë u dëshmua. Edhe në këto kushte krijuan bashkësi të kujdesshme dhe mbështetëse me një qëllim – nxënësit të marrin arsim cilësor ndërsa shëndeti dhe siguria e tyre të mbrohet” theksoi Carovska.

Marketing

Carovska theksoi se veçanërisht është krenare për nxënësit të cilët u prekën më shumë nga kjo. Edhe pse mësimdhënia në shkollë dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me shokët e klasës dhe mësimdhënësit vështirë se mund të zëvendësohen, mirëpo prapse prapë ata punuan me përkushtim të madh dhe mësimi nga distancë tregoi produktivitet të lartë dhe rezultate të shkëlqyera.

Mangësitë e njohurive të cilat u paraqiten për shkak të kushteve në të cilat u zhvillua mësimdhënia, pandemia si dhe mënyrat e tjera të të mësuarit, së bashku do të përpiqemi t’i tejkalojmë vitin e ardhshëm shkollor, me qëllim që të sigurojmë shkollim të suksesshëm dhe një të ardhme të mirë për fëmijët tanë.

“Mirënjohjen time më të madhe për gjithçka që keni bërë për ta mbështetur mësimin nga shtëpia. Balancimi i jetës familjare dhe profesionale ndonjëherë nuk është i thjeshtë. Si prind i fëmijës në shkollë fillore, jam e vetëdijshme se mësimi në distancë ishte edhe një sfidë familjare me të cilën u ballafaquan të gjithë. Ju faleminderit për angazhimin e përkushtuar dhe gatishmërinë për bashkëpunim, të cilat ishin pjesë thelbësore të zbatimit të suksesshëm të këtij procesi “tha Carovska.

Ministrja gjithashtu shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor që u realizua me prani fizike në klasë, për respektimin e vazhdueshëm të masave për mbrojtjen e shëndetit personal dhe publik, duke dhënë kështu kontributin e tyre që shkollat të mos jenë transmetuese të infeksionit.

Marketing