Carovska: Ligji për rritjen e pagës minimale nxit rritje të industrisë së tekstilit dhe punëtorë cilësorë

Ministrja e Punës dhe Politikës sociale Milla Carovska sot ishte për vizitë pune në Komunën e Rankovcës, ku përveç takimit me kryetarin e komunës, Ivica Toshevski i vizitoi dhe dy fabrikat e prodhimit për tekstil, ndër punëdhënësit kryesorë në rajonin e Rankovcës .

Marketing

“Vizitën e shfrytëzova me qëllim për të parë si janë kushtet, si zbatohet paga minimale si dhe për t’i motivuar më shumë kompanitë të shfrytëzojnë përfitimet e Ligjit të ri për rritjen e pagave dhe përkrahjen e rritjes së pagave. Me këtë Ligj deri tridhjetë për qind nga rritja e pagave vitin e kaluar, muajt tetor-dhjetor deri në 18.000 denarë, shteti i kthen 30 për qind apo deri 1.200 denarë. Që në dy muajt e parë si Qeveri e rritëm pagën minimale specifike në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe industrinë për veshmbathje në 12.000 denarë, ndërsa ishte 8.000 denarë dhe ata qytetarë me të vërtetë ishin të diskriminuar”, tha Carovska.

Ajo theksoi se me qëllim që të mbështetet biznesi dhe rritja e pagave është sjellë ky Ligj.

“Me atë Ligj i inkurajojmë kompanitë t’i drejtohen shtetit dhe t’i shfrytëzojnë ato mjete nga Buxheti të projektuara për t’i përkrahur punëdhënësit nga njëra anë të kenë punëtorë produktiv dhe cilësorë, nga ana tjetër për të parandaluar barazinë nga i cili biznesi kishte frikë dhe nga ana e tretë të ketë më shumë njerëz të cilët me rritjen e pagave do të kenë dëshirë të hyjnë dhe të punojnë në industrinë e tekstilit”, shtoi Carovska.

Në Rankovc u bisedua edhe për prioritetet e tjera, si mbrojtja e fëmijëve, hapjen e zyrës rajonale të Qendrës për punë sociale.

Marketing