Carovska: Marrësit e ndihmës sociale do t’i kthejmë në tregun e punës

Me reformat në sociale, qëllim kryesor për ne është që marrësit e ndihmës sociale në të holla t’i kthejmë në tregun e punës, tha sot minsitrja e Punës dhe Politikës Sociale pas vizitës në Qendrën për punë sociale në Strumicë.

Marketing

Sipas saj, Maqedonia është një nga vendet e rralla ku kemi numër të madh të papunëve, e me atë rast ka edhe numër të madh të kërkesave për punësim në sektorin afarist.

“Kjo do tëp thotë se duhet të kemi ndërlidhje, ndërsa me sistemin e integruar të menaxhimit me rastet mu këtë dëshirojmë ta arrijmë, dhe jam e sigurtë se me përpjekje të përbashkëta me të sapopunësuarit, por edhe të cilët kanë përvojë dhe me drejtorët të cilët janë të përkushtuar në punë në qendrat me këtë qasje reformuese do të arrijmë shumë më tepër për të gjithë qytetarë të cilët deri më tani jetonin në varfëri”, tha ministrja Carovska.

Shtoi se ka biseduar edhe për asistentët personal, të cilët tani janë në nivel të programit në dhjetëra komuna dhe kanë dhënë rezultate të shkëlq<eshme dhe prandaj në ligjin e ri për mbrojtje sociale ata janë paraparë si e drejtë ligjore e çdo qytetari i cili dëshiron të shfrytëzojë asistent personal në jetesën e vet të përditshme mbi moshën 18-vjeçare në mënyrë që të mund t’i kryejë detyrat e veta të përditshme.

Në ypetjen e gazetarëve çka konkretisht do të përfshijë kthimi në tregun e punës të marrësve të ndihmës sociale në të holla, ministrja Carovska u përgjigj se zgjidhja e asaj çështje është shumë me rëndësi, sepse marrja afatgjate e ndihmës sociale në të holla bën pasivizim.

“Ju konsideroni se nuk jeni i aftë me asgjë të kontribuoni në shoqëri. Prandaj ne themi se nevojitet të investojmë pesë vite në një person sepse nuk është lehtë kthimi në tregun e punës. Ata që tani kanë hyrë në sistemin e mbrojtjes sociale ndoshta do t’i nxjerrim për gjashtë muaj, por ai që ka bartje transgjenerative të varfërisë, ku edhe gjyshi, edhe babai edhe djali apo gjyshja, nëna, vajza marrin ndihmë sociale, jep ndjenjën se ju duhet të merrni diçka nga shteti. Po do të merrni, por ju stimulojmë të punoni dhe ne do t’ju shtojmë deri në minimumun i cili është i garantuar mu në ligjin e ri”, u përgjigj Carovska.

Ajo potencoi se shteti do të japë rikualifikime, përfundim të kualifikimeve, por edhe punë prkatike dhe punë të dobishme komunale në çdo komunë së bashku me komunat dhe sektorin afarist në mënyrë që të mund shfrytëzuesit e ndihmës sociale në të holla të prëfitojnë shprehi të punës, të dalin në tregun e punës.

Drejtori i Qendrës për punë sociale në Strumicë, Zoran Manev, informoi se janë pranuar 12 persona të rinj profesionistë, të cilët do të jenë në funksion të përmirësimit të mbrojtjes sociale në komunat të cilat i prëfshin Qendra.