Carovska: Në dialog me kompanitë, me bursa të ndryshuara dhe politikë të regjistruar krijojmë kuadro të kërkuara në tregun e punës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me futjen e bursave për profesione teknike dhe me politikën e ndryshuar të regjistruar, inkurajon krijimin e profileve profesionale që janë të nevojshme në tregun e punës. Gjithashtu, nga janari deri në mars të vitit të ardhshëm, MASH-i së bashku me Odën Ekonomike dhe me të gjithë faktorët lokalë do të udhëheq dialog socio-ekonomik për nevojat e sektorit real, për sjelljen e vendimit cilat profile në cilën komunë ose shkollë të mesme do të verifikohen, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në panelin e diskutimit me temë: “Hapat e ardhshëm – Përfshirje më të madhe në sektorin privat në arsimin profesional formal dhe joformal dhe trajnim, me fokus të trajnimit praktik”, që sot u mbajt në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Ministri theksoi se MASH-i tashmë është duke punuar në krijimin e  konceptit të ri të arsimit të mesëm profesional përmes krijimit të tre qendrave rajonale për arsimin e mesëm profesional.

“Jemi duke punuar në mënyrë aktive në krijimin e tre qendrave rajonale për arsim dhe trajnim të mesëm profesional në Kumanovë, Tetovë dhe Ohër. Tendenca jonë do të jetë hapja e BET qendrave të tilla të hapim në të gjitha rajonet e vendit. BET Qendrat që krijohen me mbështetjen e Delegacionit Evropian dhe me investimin e MASH-it dhe teknike dhe mbështetje tjetër në fushën e organizimit dhe verifikimit të profileve dhe pajisjeve, nga Agjencia Zvicerane e Zhvillimit, duhet të fillojnë të shërbejnë si qendra burimore në rajonin jo vetëm të verifikojnë kuadro, por profilet e njëjta të kenë hyrje në kompanitë dhe kompanitë të përfshihen në trajnim “, tha Carovska.

Carovska theksoi se tani kemi shkolla profesionale që prodhojnë kuadro që nuk janë të nevojshme për tregun e punës.

“Nga ky vit e ndryshuam edhe politikën e bursave. Deri më tani, shteti në përgjithësi nuk ka ofruar fare bursa për shkollat e mesme teknike. Për herë të parë ne kemi sjell mundësinë për të siguruar bursa për nxënësit nga shkollat teknike dhe shohim se ata nuk janë mësuar të aplikojnë. “Më tej edhe politikën e regjistruar do ta lidhim me bursën dhe do të kemi rezultate më të mira,” tha Carovska.

Ministrja theksoi se për momentin në vend funksionojnë numër i madh i shkollave të mesme të verifikuara me profile të ndryshme.

“Ata janë të pajisur me kabinete , me investim nga MASH-i në tre vitet e fundit,” tha Carovska.

Ministrja rikujtoi se në afat të shkurtë, kompanitë mund vetë të kualifikojnë ose rikualifikojnë punëtorë, përmes masës së Agjencisë për Punësim me të cilën mund të hapin qendra trajnimi.

Në panel diskutimin morën pjesë Sibil Suter Tejada, Ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kurt Vitrih, lideri i ekipit të Projektit E4E@mk
dhe Biljana Peeva-Gjuriq,  U.d. drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Marketing