Carovska: Nesër zyrtarisht fllon viti i ri shkollor, 600 shkolla do të realizojnë mësim me prani fzike, për pjesën tjetër mësimi do të realizohet në distancë

Në kushte pandemie të shkaktuar nga paraqitja dhe përhapja e virusit Kovid-19,
nesër zyrtarisht fillon viti i ri shkollor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas
planit dhe protokollit për organizim të cilat i kanë përgatitur institucionet në
bashkëpunim të ndërsjellë dhe me mbështetje të pjesëmarrësve të shumtë, mësimi
do të realizohet edhe me prani fizike edhe me mësim në distancë. Këtë sot e njoftoi
në pres konferencë ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, së bashku me
zëvendës- ministrin Arafat Shabani, prodekanin e Fakultetit për shkenca informatike
dhe inxhinieri informatike Boro Jakimovski dhe koordinatoren për zhvillim të
Platformës kombëtare për mësim në distancë Aleksandra Naqeva Ruzhin.
Ministrja Carovska potencoi se ky vit do të jetë shumë më ndryshe nga vitet e tjera
sepse, siç u shpreh ajo pandemia shkaktoi ndryshime tektonike në jetën tonë,
ndërsa procesi arsimor për një kohë shumë të shkurtër duhej të pësojë transformim
të plotë. Ajo shprehi faleminderim të veçantë deri te të gjithë ata të cilët ndihmuan
në organizimin e një fillimi të suksesshëm dhe pret që bashkëpunimi të vazhdojë
edhe në periudhën e ardhshme.
“ Besoj se të gjithë së bashku, prindër, nxënës, mësimdhënës dhe pushtet lokal të
bashkëpunojmë gjatë kësaj periudhe në përshtatjen e mënyrës së re të të mësuarit.
Besoj se përkundër sfidave dhe problemeve me të cilat po përballemi këto ditë, do të
kemi një vit të suksesshëm shkollor, do të mësojmë aftësi të reja dhe se cilësia e
procesit arsimor do të jetë në nivel të lartë,” tha Carovska.
Duke e marr parasysh Platformën Kombëtare, ministrja theksoi se testimi i djeshëm
i sistemit Tims u tregua i sukseshëm dhe se nxënësit mësimin do të fillojnë ta ndjekin
sipas planit. Orët do të realizohen online ashtu siç është planifikuar, ndërsa do të
vazhdojë optimizmi i moduleve të tjera nga vetë platforma të cilat ende nuk janë
aktive.
“Me kënaqësi mund të them se me sukses përfunduam trajnimin e mësimdhënësve
për shfrytëzimin e platformës. 1.600 mësimdhënës u trajnuan nga trajnues master
dhe janë bërë trajnues në shkolla. Pastaj ata do të trajnojnë mësimdhënësit e të
gjitha shkollave në vend. Më e rëndësishmja është që në çdo shkollë kemi trajnues
të cilët shkathtësitë për punën e Platformës i bartin tek kolegët e tyre dhe do të jenë
mbështetje e tyre” u shpreh Carovska duke shtuar se kolegët e Fakultetit për
shkenca informatike dhe inxhinierisë informatike gjatë gjithë viti shkollor do të jenë
në dispozicion për mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit, me qëllim që në kohë t′i
tejkalojnë sfidat e mundshme të natyrës teknike.
Carovska gjithashtu u shpreh edhe për atë , siç tha ajo për një nga çështjet më të
ndjeshme ditëve të fundit se si fëmijët të cilët nuk kanë kompjuterë do të përcjellin
mësimin, duke potencuar se asnjë fëmiu nuk do t′i kufizohet e drejta e arsimimit.
“ Të gjithë fëmijët të cilët nuk disponojnë kompjuterë ose për ndonjë arsye nuk mund
të ndjekim mësimin online, mund të njëjtën ta ndjekin në klasë. Nëse nuk do të
munden apo prindërit kanë vendosur që fëmijët e tyre të mos shkojnë në klasë, për
të gjitha ata nxënës do të sigurohet material i nevojshëm për të mësuar në shtëpi.
Këta nxënës do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me mësimdhënësit, ndërsa
të gjitha mësimet do të mund t′i ndjekin edhe në televizor si orë të inçizuara.” theksoi
ministrja duke shtuar se kjo ndoshta nuk do të jetë zgjidhje ideale, megjithatë kjo
mundëson përfshirje e të gjithë nxënësve në ndjekjen e mësimit. Gjithashtu ajo
njoftoi se në rreth 600 shkolla fillore dhe të mesme lejohet të organizohet mësimi me
prani fizike, nga gjithsej 864 kërkesa të arritura nga ana e themeluesit”
Duke ju dëshiruar sukses të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, Carovska u bëri
thirrje të gjithëve që të jenë të durueshëm, këmbëngulës dhe t′i respektojnë të gjitha
masat mbrojtëse të Kovod -19 në mënyrë që siç tha ajo të gjithë së bashku të
kontribuojmë për një fillim dhe përfundim të suksesshëm të viti të ri shkollor.
Në pres konferencë u drejtua edhe zëvendës- ministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat
Shabani i cili theksoi se pandemia përshpejtoi procesin e modernizimit të sistemit
kombëtar arsimor,ku hapi i parë është tranzicioni i digjitalizimit përmes përgatitjes së
Platformës Kombëtare për mësim në distancë. Shabani u shpreh se sfida do të ketë
në vitin e ri shkollor sepse po përballemi me një situatë krejtësisht të re, mirëpo do të
tejkalohen, sepse siç tha ai pret bashkëpunim dhe mirëkuptim nga mësimdhënësit,
nxënësit dhe prindërit.
Në emër të grupit punues të angazhuar për zhvillimin dhe implementimin e
Platformës kombëtare për mësim në distancë, u drejtua Aleksandra Naqeva Ruzhin
e cila theksoi se konceptimi dhe zhvillimi i zgjidhjes ishte një proces jashtëzakonisht
dinamik dhe kompleks, i cili zbatohet në kushte kohore tej mase të limituar.
“Për të dizajnuar dhe zhvilluar online zgjidhje që do të jetë funksionale dhe stabile,
e zbatuar në mënyrë të unifikuar nga 26,000 mësimëdhënës që u japin mësim mbi
250,000 nxënësve në gjuhë të ndryshme, është detyrë jashtëzakonisht e ndërlikuar
dhe tepër ambicioze duke marrë parasysh periudhën e shkurtër kohore . Por, me
qëllim të qartë, dhe me plan të përsosur , mbi të gjitha ekip të shkëlqyeshëm , ne
arritëm të zhvillojmë dhe të përgatitemi për zbatimin e zgjidhjes të integruar për
arsimin online gati për një muaj në të gjitha shkollat , edhe atë mbi 1.000 shkolla
publike fillore dhe të mesme, në të gjithë territorin e vendit.
“Platforma ka bashkuar akademinë dhe sektorin publik dhe është rezultat i
bashkëpunimit shembullor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Fakultetit të
shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike, i cili duhet të zhvillohet dhe
përkujdeset edhe më tej,” tha Naqeva Ruzhin.
Prodekani i Fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike, prof.
Dr. Boro Jakimovski tha se fakulteti mori përgjegjësinë për të përgatitur platformën
edhe atë në afat jashtëzakonisht të shkurtër për një muaj vendosi infrastrukturën
që është bazë për zhvillimin e Platformës.
“Platforma aktualisht ka rreth 270 mijë shfrytëzues , janë krijuar rreth 150 mijë lëndë
dhe aktualisht rreth 160 mijë shfrytëzues janë regjistruar deri më tani. Fjalëkalimet e
shfrytëzuesve u krijuan dhe u shpërndanë si për mësimëdhënësit ashtu edhe për
nxënësit . Microsoft Times është pjesa që do të përdoret në mënyrë aktive në
periudhën e ardhshme për të mbajtur mësim online,dhe platformën do ta vendosim
në dispozicion “përmes të cilit do të jenë në dispozicion materialet dhe testet si dhe
përmbajtjet e tjera në formë elektronike”, tha Jakimovski.
Marketing