Carovska: Ofrojmë model të kombinuar për fillim të mësimit

Qeveria ofron model të kombinuar për fillimin e vitit shkollor dhe gjithkund ku janë përmbushur kushtet nga protokollet të cilat tashmë janë miratuar, mësimi do të duhet të fillojë me prani fizike në shkolla, pavarësisht nga klasa dhe mosha e fëmijëve, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska pas dy takimeve të ndara me përfaqësues të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme të cilët kërkojnë mësim të kombinuar, por edhe për Iniciativën e Prindërve të cilët kërkojnë hapjen e shkollave.

Marketing

“Për këtë qëllim është formuar Komision nga Qeveria i cili do të vërtetojë se a janë përmbushur kushtet në shkolla”, tha Carovska në takimin e punës.

Carovska, informojnë nga MASH-i, theksoi se megjithatë në objektet të cilat nuk kanë mundësi që t’i përmbushin protokollet, mësimi shkollor do të fillojë onllajn për çka në mënyrë të përshpejtuar punohet në përgatitjen e platformës së vetme kombëtare. Në këto shkolla, mësim me prani fizike do të vizitojnë vetëm fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e tretë, por edhe për ata është dhënë e drejta e zgjedhjes, për çka prindërit do të duhet të deklarohen me deklaratë me shkrim.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës theksoi se është e vetëdijshme se secili arsimtar, nxënës, prind ka dëshirat e tij dhe mendimet për atë se si duhet të gjendet ekuilibër mes mbrojtjes së shëndetit publik dhe mësimit. Carovska tha se me angazhime të përbashkëta është e sigurt se me sukses do ta përfundojmë këtë vit shkollor.

Në takim, nxënësit e shkollave të mesme kërkuan që të përfshihen si partner i barabartë në të gjitha politikat të cilat kanë të bëjnë për të rinjtë dhe nxënësit. Në takim ishte sjellë përfundim i përbashkët se vazhdon bashkëpunimi dhe dialogu mes nxënësve të shkollave të mesme, prindërve, Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve tjera, me qëllim që të gjendet zgjidhja më e mirë për mësimin dhe proceset arsimore në kushte kur vendi po përballet me pandemi.

Përfaqësuesit e Iniciativës së Prindërve shfaqën kënaqësi që Qeveria ofron model të kombinuar për fillimin e vitit shkollor 2020/2021.

Marketing