Carovska: Pensioni mesatar për vitin e ardhshëm do të jetë 15.500 denarë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në takim me pensionistët nga Manastiri tha se nga muaji i ardhshëm të gjitha pensionet në shtet do të shënojnë rritje prej 700 denarë dhe me këtë rritje, pensioni mesatar do të jetë rreth 15.500 denarë.

Marketing

Në takim, Carovska bisedoi edhe për planet e vitit të ardhshëm por edhe për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal siç është kujdesi ndaj personave të moshuar.“Nga viti i ardhshëm të gjitha pensionet në shteti do të rriten prej 700 denarë. Deri në fund të vitit pensionet do të rriten nga 160 -200 denarë që do të thotë që deri në fund të vitit pensionet do të rriten rreth 900 denarë. Me këtë rritje, pensioni mestar do të jetë rreh 15.500 denarë”, tha ministrja Carovska.

Vizitën në Manastir, ministrja Carovska e shfrytëzoi edhe për takim në Qenrën rajonale për persona me aftësi të kufizuara dhe Shtëpinë për persona të moshuar.

Marketing