Carovska: Po ulet varfëria

30.000 amvisëri tashmë tre muaj marrin ndihmë sociale më të madhe. Kjo flet se reforma sociale është implementuar me sukses, vlerëson ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska. Gjithashtu Carovska thotë se 11770 të punësuarve në Qendrat për Punë Sociale u janë rritur rrogat në mesatare prej 4.363 denarë për të punësuar.

Marketing

Është siguruar rrogë më e madhe për 3000 denarë për 3138 kujdestarë dhe edukatorë në çerdhe, kurse në shtator pritet rritje e re prej 5%.

Carovksa gjithashtu tha se po bëhen përllogaritje edhe për rritje të pages minimale. Përmes këtyre refomrave, Carovska thotë se po ulet varfëria dhe u mundësohet që të gjithë të kenë kushte të barabarta për jetë.

“Vetëm për tre muaj, shtesa për fëmijë u paguhet 20.230 fëmijëve, që është tre herë më shumë, kurse shtesa për arsim për 8,681 fëmijë, që është tre herë e gjysmë më shumë se më parë. Në fund të reformës, ne presim që rreth 70,000 fëmijë të marrin përfitime për fëmijë dhe arsimim, të cilat do të jenë 20 herë më shumë se më parë. Ne po i bëjmë të gjitha këto për të ulur varfërinë e fëmijëve dhe njerëzve tua rikthejmë jetën dinjitoze, duke mbështetur punësimin dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës” – tha Ministrja e Punws dhe Politikws Sociale, Milla Carovska.