Carovska: Shkollat mbeten të hapura

Shkollat duhet të mbeten të hapura, nuk ka numrë të lartë të nxënësve apo të punësuarve të infektuar me Kovid 19 thot minsitreja e Punës dhe Politiksë Sociale Milla Carovska. Edhe organizata botërore e shëdnetësisë rekomandon që shkollat të mbeten të hapura thot Carovska, e cila thekson se nuk ka përhapje të virusit brenda shkolave.
“Të gjitha shtetet në botë e gjithsesi edhe organizata botërore e shëndetësisë dhe UNICEf rekomnadojnë që shkollat të mbeten të hapura. Gjithkund në botë janë të hapura. Ne nuk kemi numër të lartë të infektuarish. Në fillimtë kësaj jave kemi njoftuar se vetëm 0, 05% është infektimi i nxënësve dhe 0,06% te arsimtarët. Kemi 60 nxënës të infektuar në nivel shtetëror dhe 160 arsimtarë.”, tha minsitreja e Punës dhe Politiksë Sociale Milla Carovska.
Ajo që është me rëndësi thot carovska është të kemi kontinuitet në procesin arsimor thot Carovska. Ajo njëherit ka mbështetur kërkesën e sindikatës  për pagesë të orëve shtesë të arsimtarëve që punojnë me prani fizike.
“Shkollat ku ka dëshmi se janë tejkalaur orët gjithsesi duhet ti pagojnë orët jasht orarit të punës. Por kjo është mardhënie mes pushtetit lokal, sindikatit dhe shkollës. Unë i nxis të ulen dhe sëbashku ti tejkalojnë këto çështje. Nuk ka numër të madh të shkollave ku ka tejkalim orësh. Por për këtë qëllim u është drejtuar shkresa drejtorëve që të repektohet ligji për mardhënie punë dhe ligji për arsimin fillorë.”, tha Carovska.
Edhe sa i përketë kërkesës që arsimtarët të mund të mbajnë mësim nga shtëpia Carovska thot se edhe aktualisht arsimtarët në koordinim me drejtorët e shkollave janë të organizuar mirë dhe marrin masa që procesi mësumorë të mës shënoj ngecje.
Marketing