Carovska: Të punësuarit në kopshte marrin rroga më të larta për 16 për qind

Të punësuarit në kopshte prej qershorit marrin rroga më të larta për 16 për qind, që është rritja më e madhe deri më tani, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska para takimit të sotëm me të punësuarit e kopshteve , ku u prezantua sistemi i ri për rroga.

Marketing

“Jam e lumtur që kuadri në kopshte, meritor për kujdesin e fëmijëve tanë, të cilët janë e ardhmja e shtetit tonë, morën rritje drastike të rrogave. Dike filluar prej rrogës së qershorit e cila pjesës më të madhe të të punësuarve tashmë u është paguar, kuadri profesional mori rritje mesatarisht prej 16 për qind, që është rreth 3.000 denarë në shumë neto për të punësuar”, tha Carovska.

Në shtator, siç paralajmëroi ajo, të punësuarit në mbrojtjen e fëmijëve do të marrin edhe një rritje prej pesë për qind, me të cilën të punësuarit në kopshtet e fëmijëve në RMV marrin rritje të rrogave për 21 për qind, që është rritja më e madhe deri më tani.

Carovska theksoi se për herë të parë vendoset zhvillimi i karrierës së edukatoreve, por edhe sistemi i rrogave për drejtorët/drejtoreshat e kopshteve, lartësia e të cilave do të lëvizë nga kapaciteti i numrit të fëmijëve. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, siç shtoi ajo, vazhdon të punojë me përkushtim në avancimin e zhvillimit të hershëm të fëmijëve, i cili është kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm të çdo fëmije.

Drejtoresha e kopshtit “Lulet e Majit” në Karposh, Angela Angellovska Usevska, e cila foli në emër të të gjithë të punësuarve në kopshte, tha se për herë të parë pas një kohe të gjatë në arsimin dhe edukimin parashkollor po ndodhin ndryshime pozitive.

Detyrë e MPPS është përfshirja e fëmijëve në arsimin parashkollor të rritet për 50 për qind. Gjatë dy viteve të kaluara janë hapur 24 objekte të reja, ndërsa deri më tani janë siguruar 1.400 pajtueshmëri për punësime në kopshte. Për ndërtimin e kopshteve të reja këtë vit MPPS ndau 300 për qind buxhet më të madh se viti i kaluar, ndërsa për këtë dedikim janë të kapshme edhe 15 milionë euro nga Banka botërore.