Carovska: Vazhdojmë t’i avancojmë të drejtat dhe politikat e të rinjve

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot ka mbajtur takim pune me përfaqësues të Forumit arsimor të të rinjve, ka njoftuar MASH-i. Në takim është konkluduar se MASH-i do të vazhdojë dhe avancojë bashkëpunimin me organizatat e të rinjve në drejtim të përmirësimit të të drejtave dhe politikave të të rinjve.

Marketing

Ministrja Carovska ka thënë se bashkëpunimi me të rinjtë dhe pjesëmarrja e tyre aktive në sjelljen e vendimeve dhe krijimit të politikave është me rëndësi për reformat cilësore dhe proceset e avancimit të cilësisë së arsimit, por edhe përmirësimin e standardit jetësor të të rinjve në vend.

Përfaqësuesit e Forumit të të rinjve në takim kanë theksuar se do ta vazhdojnë të jenë partner të institucioneve përmes kërkimeve, analizave dhe propozimeve për politika cilësore te të rinjtë dhe presin që ai partneritet të vazhdojë me dinamikë më intensive në periudhën e ardhshme.