Carovska: Zhvillimi i fëmijëve, prioritet i qeverisë

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, ka ndarë 1.4 milion denarë për ndërtimin e kopshtit të fëmijëve në Zërnovci, ku përkujdesen 60 fëmijë.

Të hollat e tjera duhet të sigurohen nga buxheti komunal . Ministrja Milla Carovska , thotë se qëllimi i resorit që drejton është rritja e kapaciteteve për përkujdesjen e fëmijëve në kopshte dhe cerdhe.

Këtë vit është arritur pajtueshmëri për punësimin e 900 personave , janë hapur 11 objekte të reja, një investim ky prej 3.7 milion denarësh, pritet të hapen edhe 11 objekte të tjera dhe të riparohen objektet ekzistuese, njoftoi Carovska, duke informuar se buxheti për këtë qëllim arrin në 71 milion denarë.

“Çdo fëmijë ka rëndësi dhe i duhen ofruar mundësitë për zhvillim më të mirë. Zhvillimi i fëmijëve është prioritet i qeverisë. Qëllimi ynë është shtimi i kapaciteteve në kopshtet e fëmijëve në të gjithë vendin, ndërtimin e objekteve të reja aty ku nuk ka dhe përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në arsimin parashkollor.

Qëllimi i MPPS-së, është që deri në vitin 2020, të rritet deri në 50% përfshirja e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe. njëkohësisht punojmë edhe për sigurimin e kuadrit cilësor të nevojshëm për përkujdesjen e fëmijëve” – tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska.

evn