Çarshia simbolike e Stambollit hap dyert më 1 qershor

Çarshia e Mbyllur (Kapalıçarşı) historike në Stamboll, do të rihapet për klientët nga 1 qershori, tha kryetari i bordit drejtues, Fatih Kurtulmuş, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Kurtulmuş e bëri të ditur datën e hapjes në një konferencë për media brenda ndërtesës 500-vjeçare turistike, e njohur edhe si Pazari i Madh, ku informoi gazetarët rreth masave të reja që do të rrisin mbrojtjen kur vizitorët të kthehen.

E llogaritur si qendra e parë tregtare në botë, çarshia u mbyll më 23 mars si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), i cili ka marrë mbi një çerek milioni jetë në gjithë botën.

Çarshia, një nga atraksionet kryesore turistike të Stambollit, ndodhet brenda qytetit të vjetër të Stambollit dhe ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 3.000 dyqane që tërheqin rreth 250.000-400.000 vizitorë çdo ditë.

Ditët e fundit, Turqia ka vazhduar të shënojë rënie në numrin ditor të viktimave nga COVID-19 dhe pacientëve në kujdes intensiv, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në afro 83.000.

Marketing