Casillas bëhet gati të kandidojë për president të Federatës spanjolle

Ish-portieri legjendar i Real Madridit dhe Spanjës, i cili tani është pjesë e Portos, Iker Casillas, pritet të jetë rivali i Luis Rubiales në zgjedhjet e ardhshme për president të Federatës së Futbollit të Spanjës.

Marketing

Iker Casillas, i cili është ende duke e vazhduar karrierën e tij si futbollist profesionist, do të duhej të pensionohej nga kjo karrierë e suksesshme e tij nëse dëshiron të bëhet presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Spanjës, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës spanjolle El Larguero, Casillas veçse ua ka bërë të ditur autoriteteve përgjegjëse, si Këshilli Kombëtar i Sportit, vendimin e tij për të kandiduar për postin e presidentit të Federatës

38-vjeçari është takuar edhe me shumë ish-kolegë të tij të ekipit kombëtar për t’u kërkuar ndihmë në fushatën zgjedhore. Ai është parë edhe me dy legjendat e Barcelonës, Andres Iniestan dhe Carles Puyolin.

Portieri legjendar Casillas kishte qenë kapiten i Kombëtares së Spanjës në dy Kampionate Evropiane në vitin 2008 dhe 2012, si dhe në Kupën e Botës 2020.

E përditshmja spanjolle Marca e bëri një sondazh me pyetjen “A do të ishte Casillas president i mirë i Federatës spanjolle?”. 93 për qind të personave që votuan besojnë se ai do të ishte i duhuri për postin në fjalë.

Madje, në një sondazh tjetër ku tifozët u pyetën se a do të votonin për Casillasin apo për Rubialesin, 94 për qind e zgjodhën Casillasin.

I vetmi problem mund të jetë e kaluara e Casillasit me Real Madridin, pasi që klubet rivale mund të insistojnë se ai s’do të mundë ta kryejë punë në mënyrë neutrale, pa u ndikuar nga Los Blancos.

Casillas nuk e ka përkrahjen vetëm të tifozëve. Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve të Spanjës, David Aganzo, ka thënë se Casillasi do të ishte president i mrekullueshëm për Federatën.

Marketing