Categories
Aktuale Kulturë

Çun Lajçi flet me Skenderbeun në Sheshin e Shkupit

Çun Lajçi

Ky shitës kujtimësh e andrrash

Mos e ladro shpejt dorkun plak, se nuk je i zoti me ia shtërgua fulqitë me dërsgojcë, nese merr n’thua. Dyzginat duen duer t’forta e kambë t’gjata për mamuze!
Andrra e ministreshës diçka deshti me t’thanë mbramë, e ti s’je Binak Alia, me ia gjet vegëzën, i thashë vetës kur mora rrugë për Vilajetin e madh t’Shqipnisë. Për Shkupin e namit t’Idriz Seferit e t’Isë Boetinit, që sot mbahet me hujt e rralluem t’shqiptarve! Kulpnajat me t’cilat thuret Ilirida, s’e duronë njena me tjetrën e s’duen t’përpjekën!
Falna Zot, ashtu siç ne t’kemi falë ty, që na mban hala gjallë me marritë tona!

N’kufi m’ktheu policja maqedone. U ktheva n’Kaçanik, rrugës që lahej me gjak sulltanash!
Nji sigurim koti mu desht me pagua, për dorkun tim, që hala s’kam arritë me ia pagua hakun, atij që ma dha!
Prap rrugës së moçme u ktheva. Fati e deshti t’mos me kontrollonte doganjeri, se “Bastardët”s’do t’a shkelnin Iliridën!
Të Skenderbegu arrita me nji orë vonesë. I shkarkova dy barrë libra: 30-të me 30-të, te dyat romane, “Kur fryjnë ernat” dhe “Bastardët”! “Përgamenën” e kacavjerra n’krahun e djathtë, n’qese najloni.
E vuna dorën mbi vetull e qafën e dredha tue kthye kokën përpjetë me pa kryetrimin!
O Gjergj bërtita. Ku janë këta që m’i kërkuen librat? A po i thërret sa s’jam idhnua.
– Prit, se janë shkua n’xhami m’tha!

E ti cli je? I Prishtinës, i Tiranës apo i Krujës?
Nji plak që rrinte ulun n’trotuar, tue pritë rradhën me hi n’bankë me marrë pensionin, nisi me qeshë! Sigurisht mendoi se nuk jam taman!
Fol Gjergj fol. Cili je ti, që rri aq nalt e s’i sheh shkupjanët?
Ishalla e kam fatin t’jeshë ai i Tiranës, se Prishtina kurrë s’me solli fat! Veç m’i shqelmoi 80 bastardë, e Tiranën e pastroi nga baglat e tyne!
Zbrit poshtë! Kapi për veshi çkulanat e vnojau vethët e verdhë si qenve t’kastruem!
Plaku prap qeshi, por edhe foli. Hej zemra tu gëzoftë tha, sa shlirë po flet n’tokën që vritet fjala!
Zbrit Gjergj zbrit, bërtita prap.
– Jo ngjitu ti n’paç thoj, m’tha, e ruejma kalin. Se kohë hajnash këtu nalt e kohë bastardësh aty poshtë, e mbes pa e vu trapin n’shalë!
Kështu e nisa pazarin n’bishtin e çarshisë së vjetër, aty ku fillon m’u zbardhë plisi e mu ruejt gjuha!
S’kishte randësi a po shitën librat, e randësishme ishte se Çuni po i fliste Kastriotit, për farën e tij t’thartueme, që s’po hahet as me m…t!
Por gjithmonë Zoti ka qenë ai që ka folë për neve, e s’na ka lanë mu vra dërshej vetit!
Foli edhe sot, kur u nxe puna mes meje e kryetrimit, tue ia lagë përkrenaren me shi, e mua fryma tue m’i ndjekë librat.
U futa n’kafen që rrinte përballë!

Ulu me neve artist, tha djaloshi që flokë e mjekërr po i zbardheshin, e librat mi rehatoj mbi nji tavolinë!
Ku don me ba natën sonte m’pyeti, mbasi ma porositi kafën.
N’Tetovë i thashë, se qëlloj i pushueshëm për nesër. Aty do ta kërkoj shpëtimin, të Teqja rranzë kodrave, dhe gazi e muer kafën.
Jo m’tha, ti do t’jeshë mysafir i imi. Këtu mbi kafe e kam hotelin, që mban mbiemnin tim, kurse unë quhen Isuf, e Koka asht ai emni i hotelit, ky mbiemni im.
Krejt ma ke ngatërrua i thashë.
Po pra, për që je i ngatërruem nuk po t’shitën librat n’Shkup, m’tha tue ba hajgare me mua!
Isuf Koka jam, mtha edhe njiherë, dhe me mori ngryk.
Iu falenderova jo vetëm njiherë, deri sa u ngjitem n’dhomë, e kur zbritëm poshtë, ma dha edhe numrin e telefonit që ta kem për çdo eventualitet.
Harrova t’iu them se ato pak televizione shqiptare që ka Shkupi, erdhën e folën me mua. S’pritova t’iu them, se klasa politike, do t’duhej t’zbres poshtë e t’ballafaqohet me popullin e vet, kështu si unë, e ta shikojnë vetën n’sytë e tyne e t’i durojnë shamjet e fymjet për gabimet e veta!

Ngritu n’kambë të t’përqafoj m’tha aktori tetovar Altrimi, t’cilin nuk e di pse e thërrasin Shumi!
Kam nderin me t’shoqnua deri n’zyrën e z.ministrit të kulturës, Sedat Sylejmanit. Ai ka shpreh dëshirën të drekoj me ty dhe ti marr tre tituj librash!
M’erdhi keq me refuzua bukën e njeriut që se nihja. S’asht n’traditën e rugovasit.
M’thoshte im at: Nji grusht kryp gjuje n’gjollë, n’daç me i njoftë delet tua!
Thashë ta njoh edhe unë, e ta shoh a duhet a s’duhet me i shkua tjetër herë n’zyrë.
I fola aq sa dita, e s’di a m’kuptoi aq sa fola!
E ke vështirë i thashë, se do t’jeshë vetëm zbatues i urdhnave të shefës. E shefja asht e shumicës! E partitë shqiptare janë si ujku e dhia. Vaj medet për vilajetin!

– Çka mundem me ba unë për ty m’tha?
Me ma ble nji libër dhe asgja tjetër! Për mua as thonin s’ke nevojë me pre!
Por ne kemi nevojë për mbeshtetjen e artit tand, ma ktheu.
Po i thashë, jam i popullit dhe obligohem ta ndihmoj çdo shqiptar që punon për popullin e vet, pa çka se asht Ali, Menduh, Ziadin apo Bilalli yt, që nuk e njoh nga afër.

Ishte dita e tij e parë. Shihej se asht i shqetësuem nga përgjegjësia që i ka ra mbi supe. Entuziast deri të Zoti, e mundësitë tepër, tepër t’vogla.
Kur dola nga zyra i thashë: Ishalla t’kam hi me kambë të mbarë, e mbarë t’shkon puna, se andrra për ministreshën time n’derë të torishtës, me doli zhgjandër tue t’takua ty!
Kur ra terri e kalova Urën e Gurit, ate t’Isës, jo t’Simonit e t’Simonidës! Shkeli kujtimet kur të shtrengon gjokësi e kur sytë nisin me tu vokë. Mos i le retë me t’u nxi mbi krye thashë, se bahet vonë dhe shkova të Hotel 7! Të Euromedika! Në Kozle të shtëpia ku fjeta nji verë me time shoqe e time bijë, dhe të Dva Elena!
Pse e din vetëm Gala ime që hesht!

I mbusha xhepat kujtime t’dhimbshme dhe mbi shputat që thershin nga lodhja, menzi u ktheva n’Hotel Koka, të Gjergji mbi kalë, me zbraz mallin e kurkush mos me m’pa!
Eh sa vështirë me qenë ai që s’je, shitës kujtimësh e andrrash n’librat e shkarravituna, thashë kur u shtrina me fjetë!
Don Zoti e shnoshet kjo zemër ndonjiherë!
Shkup, 28.09.2020

Categories
Aktuale Kulturë

“Sinepleks” përsëri i hapë sallat e kinemasë

Pas vendimit të Qeverisë, kinemaja “Sinepleks” prej sot fillon përsëri me punë.

Protokolli për punë të kinemasë do të jetë publik në faqen zyrtare të internetit të kinemasë.

Me protokollet e propozuara për organizimin e ngjarjeve nga Komisioni për Sëmundje Infektive, dhe të pranuara nga Qeveria, “Sinepleks” i zbaton në mënyrë që të mbrojë shëndetin e vizitorëve dhe punonjësve.

Punonjësit e kinemasë do të respektojnë plotësisht masat për rritjen e sigurisë dhe, mbi të gjitha, për të kontribuar në mbrojtjen e shëndetit të vizitorëve.

“Sinepleks” në mënyrë shtesë rriti nivelin e dezinfektimit, në ambientet dhe sallat janë instaluar mjete për higjienën e duarve, barriera mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për të gjithë punonjësit.

Nga “Sinepleks” u bëjnë apel të gjithë vizitorëve të respektojnë masat që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

Categories
Kulturë

Shfaqja nga Kosova “Zgjimi i pranverës”, fiton çmimin kryesor në Festivalin e Teatrit në Shkup

Shfaqja e prodhuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Artpolis- Art dhe Qendra e Komunitetit “Zgjimi i pranverës”, ka arritur që të fitojnë çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtarë të Teatrove në Shkup.

Kjo shfaqje është e punuar nga regjisorja Zana Hoxha, dhe është e autorit Frank Wdekind.

Juria e festivalit ka vlerësuar lartë konceptin artistik dhe teatral të shfaqjes, e cila ka sjellë edhe drejtim të ri të shprejes teatrore së cilës vendosi që t’i dhurojë edhe çmimin kryesor “Grand Prix”,si shfaqja më e mirë e festivalit.

“Për shkak të konceptit të saj të fortë regjisorial dhe estetikës bashkëkohore teatrore, duke sjellur një drejtim të ri të shprehjës teatrore ballkanike, që është në hap me atë evropiane, duke vepruar në fushën e teatrit , përdorur muzikë, dramë, vallëzim dhe video, me aktrim që shtyjnë kufijtë ezakonshëm, duke përfshirë edhe reagimin e audiencës, Juria e Skupi Festival përzgjedhë “Zgjimi i Pranverës”, të autorit Frank Wedekind, me regji nga Zana Hohxa dhe prodhuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Artpolis – Art dhe Qendra e Komunitetit, si: “Shfaqja më e mirë”, duke e shpërblyer meçmimin “Grand Prix” , thuhet në vlerësimin e jurisë.

Ky ishte edicionin i 14-të i ITF SkupiFestival.

 

Categories
Kulturë

Qeveria miratoi vendimin për hapjen e teatrove dhe kinemave

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi vendimin me të cilin teatrot, kinematë, opera dhe baleti do të funksionojnë sipas Protokollit për organizimin e ngjarjeve.

“Lidhur me punën e kinemave, teatrove, shfaqjeve operistike, shfaqjeve të baletit, manifestimeve të tjera me shfaqje filmash, projekte multimediale, festivale dhe manifestime të tjera të veprimtarisë kulturore, Qeveria pranoi mendimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, sipas të cilit për këto aktivitete do të zbatohen tashmë Protokolli i miratuar për organizimin e ngjarjeve”, thonë nga Qeveria.

Poashtu me propozim të Komisionit për Sëmundjet Infektive, sot Qeveria miratoi Protokollin për funksionimin e llixhave natyrore për kushtet e krizës shëndetësore, si dhe Protokollin për funksionimin e qendrave arsimore, shkollave muzikore dhe qendrave-shkollave për gjuhë të huaja në kushtet e pandemisë” , thonë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Categories
Kulturë Maqedoni

ZVKM i parë Grubi,në Koloninë Artistike Tetova 2020: Arti bënë jetën tonë më të begatë

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot morri pjesë në hapjen e Kolonisë Artistike Tetova 2020 organizuar nga Galeria e Arteve Pamore Tetovё.

 Grubi në fjalën e tij përshëndetëse tha se ka nderin t’ju drejtohet dhe të përgëzojë të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment kulturor duke u premtuar atyre se ai dhe ekipi i tij do të angazhohen për mbështetje maksimale.

 “Ju uroj sukses në realizimin e këtij evenimenti, me porosi që piktorët gjatë këtyre 10 ditëve me penelat e tyre të shfaqin të gjitha karakteristikat e veçanta të vendit tonë. Unë ju falënderoj që po sillni ngjyra në përditshmërinë gri të pandemisë dhe do të angazhohem për mbështetje më të madhe të artit dhe artistëve pasi që pikërisht jeni ju fryma që e bën jetën tonë më të spikatur dhe më të begatë.”

 Zëvendëskryeministri i parë Grubi përshëndeti për organizimin e “Kolonisë Artistike” Galerinë e Arteve Pamore në Tetovё duke thënë se në këtë mënyrë kjo galeri po kontribuon për ngritjen e nivelit të jetës kulturore në qytetin e dy universiteteve duke u kthyer kështu në një vatër të vetme ku promovohen vlerat e punës së artistëve të vendit duke mos i lënë pas dhe artistët që vijnë nga shtetet fqinje dhe më gjerë.

 

Categories
Aktuale Kulturë

Koncert i Filarmonisë me violonçelisten izraelite Daniele Akta

Filarmonia sonte do të mbajë koncert simfonik të titulluar “Rini, lumturi, ardhmëri”. Do të interpretohen Simfonia numër 3 nga Feliks Mendelson dhe Koncerti për violonçel dhe orkestër nga Robert Shuman. Dirigjent është maestro Jeruham Sharovski, ndërsa soliste Daniele Akta, që të dy nga Izraeli.

Maestro Jeruham Sharovski është i lindir në Buenos Ajres dhe herët ka filluar të mësojë muzikën, e më pas studioi flautë, kontrabas, kompozicion dhe dirigjim në Konservatoriumin naciuonal për muzikë në qytetin e tij. Në të shtatëdhjetat e hershme të shekullit të kaluar emigroi në Izrael, ku diplomoi në Akademinë për muzikë “Rubin” në Jerusalem nën mentorimin e prof. Mendi Rodan. Në vitin 1990, Sharovski u zgjodh nga maestroja i famshëm Zubin Mehta për ta pranuar çmimin “Artisti i ri i vitit”, kur e fitoi edhe privilegjin të dirigjojë me Filarmoninë izraelite, si dhe me orkestra të tjera të mëdha në Izrael.

Gjatë karrierës së tij, maestro Sharovski dirigjoi me mbi 50 orkestra në mbi 20 vende të ndryshme, përfshirë edhe serinë e koncerteve me maestron Lorin Mazel, duke dirigjuar me Filarmoninë e Munihut në Gjermani dhe Orkestrën simfonike të Jerusalemit së bashku me radio orkestrën bavareze të koncerteve kushtuar qytetit të Jerusalemit. I gjerë është edhe repertoari i tij lidhur me interpretimet operistike, ndërsa në vitet e fundit ai ndërton karrierë me të vërtetë të suksesshme në fushën e edukimit, duke mbajtur master-orë në universitete prestigjioze në botë.

Violonçelista izraelite, Daniele Akta (2002) ka lindur në familje muzikantësh. Filloi të luajë në violonçel në moshën katërvjeçare, me kërkesë të saj, në Konservatoriumin muzikor “Raana” me Galina Aronovil dhe Luba Rabin. Daniele luan në violonçelin “Enriko Orseli”, të bërë në Pesaro rreth viteve 1925/1930, dhe hark të bërë nga Klod Tomasin rreth viteve 1900/1920. Deri më tani ka interpretuar me Orkestrën kamertale “Virtuozët moskovitë dhe Vlladimir Spivakov”, Filarmoninë izraelite dhe Filarmoninë nacionale të Rusisë, Filarmoninë e Kejptaunit, me Vadim Repin dhe Filarmoninë e qytetit Novosibirsk dhe shumë orkestra të tjera botërore. Daniele Akta si soliste interpretoi edhe në skenat më prestigjioze të botës – “Karnegi Holl, sallën koncertale “Çajkovski”, “Barbikan”, Qendrën Linkoln etj.

Categories
Kulturë

Drejtori Asani nderohet me Flamurin e Kosovës

Sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, ambasadori Gjergj Deaj e priti drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarve të Maqedonisë së Veriut në Shkup, dr. Skender Asani.

“Drejtorin Asani e nderova me Flamurin e Kosovës, për kontributin e dhënë, në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave shpirtërore, kulturore dhe tradicionale të shqiptarëve të RMV-së, të cilat vlera janë pasuri e përbashkët dhe begatojnë jetën kulturore e shpirtërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila bindshëm dhe guximshëm po ecen drejt proceseve integruese euro-atlantike”, shkroi në profilin e tij në facebook, ambasadori Dedaj.

Ky takim është në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve të drejtuesit të ITSHKSH-së, me përfaqësi diplomatike, institucione shtetërore dhe organizata joqeveritare, me qëllim të organizimit sa më të mirë të punës institucionale shkencore në periudhën e ardhshme, në drejtim të hulumtimit dhe ruajtjes së trashëgimisë tonë kulturore.

Categories
Kulturë

FNT Skupifestival Shkup, do nis edicionin e 14 me radhë nga data 17  deri më 22 shtator

FNT Skupifestival Shkup, do nis edicionin e 14 me radhë nga data 17  deri më 22 shtator.Hapja solemne do të bëhet të enjten në ora 20: 00,  pra më datë 17 shtator, në hapsirat e Kurshumli Han-it.

 Menjëherë pas hapjes do nis edhe programi i festivalit. Në  natën e parë në program është shfaqja   “Kutia e Zezë” nga Paolo Genovese e   inskenuar nga teatri  Migjeni nga Shkodra. Gjithashtu edhe në netët në vazhdim të gjitha shfaqjet do nisin nga ora 20: 00.

Këtë vit i gjithë programi i festivalit do të organizohet në hapsirat e Kurshumli Han-it në Çarshinë e Shkupit, në ambient të hapur të shtyrë edhe për shkak të situatës e Pandemisë me Kovid 19. Vlen të theksojmë se i gjithë aktiviteti i programit të festivalit do të mbahet sipas protokollit për Kovid 19,  dhënë nga ministria e Kulturës së R.M.V.

Programi i sivjtshëm është i selektuar me një larmi dramaturgjike që ka për bazë në thelb fatin e njeriut karshi stuhive të ndryshme nga jeta. Si  dhe sfidat e ndryshme nga jeta sociale, ekonomike e politike, ku  vjen në pah mendimi krititk i njeriut të thjeshtë karshi fenomeneve të reja. Fillojmë me datë 17 e enjte ora 20 me shfaqjen “Kutia e Zezë” nga Paolo Genovese ,teatri Migjeni Shkodër nga  Shqipëria, vazhdojmë të nesërmen po prap në ora  20:00 me “Anomalia gramatikore ” nga Frania Petrinovich , Teatri Kombëtar nga Novi Sad,  Serbi. Pastaj me “E gjithë dashuria ime” nga Laurent Mauvignier ,Teatri i Luftës në Sarajevë, Bosnjë & Hercegovinë. Në natën tjetër do vij “Zgjimi i Pranverës” nga Frank Wedekind  vënë në skenë nga  Teatri Kombëtar i Kosovës. Nga Bullgaria vjen  shfaqja “Pula” nga A. P. Chehov dhe Niloay Kolyada, SPAM Studios Sofje. Në ora 17: 00 do të shfaqet “Lopata e Artë” nga autori Ferdinand Hysi , teatri Mërgimtari, nga Zagrebi i   Kroacisë, ku më pas nga ora 20:00 do të shfaqet ” Një pjesë nga koleksioni” nga Dimitar Voev , Teatri Vagabonti Sofje, Bullgari

Siç dihet edhe nga vitet e mëparshme  FNT Skupifestival ka edhe karakter garues,  ku juria e përzgjedhur  vendos për shfaqjen më të  të festivalit.  Në  këtë edicion për shfaqjen më të mirë do të kujdesen juria e përbërë nga  aktorja Amernis Nokshiqi, gazetarja për kulturë Evis Halili,si dhe regjisorja Natasha Popllavska.

FNT Skupifestival edhe për këtë vit i falemderon mbështetësit e tij Ministrinë e Kulturës, Qytetin e Shkupit, Kurshsumli Han-in, si dhe mbështetësit medial gazetën Koha, televizion AlsatM, TVM2 dhe mediumet e tjera që na kanë ndihmuar në informin e opiniot të gjerë për aktivitetit e FNT Skupifestival-it .

Për më shumë informacion: http://www.skupifestival.mk/

Categories
Kulturë

Ekspozitë e Xhenata Mamuti e Fisnik Murtezit, “Çarshija përmes fotografisë dhe pikturës”

Monumentet historike, rrugët e vjetra me kalldërma, lokalet dhe dyqanet e shumta e bëjnë Çarshinë vend ideal të pasqyrimit artistik.
Kjo ka shtyrë edhe dy artistët e rinjë Xhenata Mamuti dhe Fisnik Murtezi të realizojnë ekspozitën e tyre  “Çarshija përmes fotografisë dhe pikturës”.
E veçanta e kësaj ekspozite është se punimet janë punuar në formën e kombinuar të fotografisë dhe pikturës, gjë kjo që punimeve iu jepte më tepër kolorit dhe mjeshtëri.
“Unë dhe Fisniki kemi menduar me paraqit Çarshinë në një mënyrë më ndryshe, apo në mënyrë më detaje me tregu se si shifet Çarshija nëpërmjet fotografisë dhe pikturës”, u shpreh piktorja Xheneta Mamuti.
“Çarshija e Shkupit nuk është vetëm një qendër tregtare me shumë dyqane. Kjo çarshi për shumë kë paraqet një qendër edhe të edukimit, ndërtimit të personalitetit dhe vend ku janë ndërtuar shoqëri që kanë zgjatur përjetë. Andaj shpresojmë që ne si gjenerate e re dhe gjeneratat qe vijnë pas nesh do tia dijmë vlerën dhe pasurinë e kësaj Çarshije dhe bashk do të kujdesemi për të ruajtur antikitetin e saj”, theksoi fotografisti Fisnik Murtezi.
Punën e dy artistëve të rinj e vlersojnë lartë edhe profesionistët e kësaj fushe. Vendi ynë ka nevojë për ide të reja kreative dhe  inovative të cilat mund të ngrejnë artin në një nivel më të lartë, vlerësojnë ato.
“Lidhshmëria sonte ndërmjet fotografisë dhe akfarellit ishte diçka që nuk ka ndodh deri më tani, një bashkëpunim shum i ri, shum kreativ nga dy të ri. Kjo më bëri përshtypjhe edh më tepër mbase arti nuk ka kufi. Deri dje mendoja që në pikturë kur pikturnje nuk ke limit të caktuar. Domethënë pëlhura mban çdo material, çdo ngjyrë, çdo imagjinatë tënde. Sot e pashqë edhe përmes objektivit ajo imagjinatë shfaqet edhe më bukur”, shprehet profesoresha e artit Teuta Imeri.
“Puna e Xhenetës dhe Fisnikut e tregon atë ardhjen e juve do të thotë që kanë bërë një punë mjaftë të lëvdërishme për Çarshinë. Ju çdokush jeni çdo ditë në Çarshi, por Fisniku dhe Xheneta me ato ngjyra dhe brushat e veta kanë paraqitur në pikturat e kësaj ekspozide”, thekson piktori Imer Bajrami.
Dy autorët e kësaj ekspozitë thanë se nuk do të ndalen vetëm me këtë ekspozitë, por do të vazhdojnë të punojnë bashkërisht në projekte tjera.
Categories
Kulturë

“Ballkani” mblidhet në Shkodër, koncert me muzikë nga të gjitha vendet e rajonit

Promovimi i dialogut dhe vlerave të përbashkëta është mesazhi i një turi koncertesh me muzikë nga të gjitha vendet e Ballkanit. Ndalesa e radhës ishte Shkodra.

Tingujt e bukur të këngës shkodrane çelen një koncert ndryshe mbrëmjen e së premtes në zonën muzeale të Gjuhadolit në Shkodër, pas një rrugëtimi muzikor që preku vendet e Ballkanit.

Artistët e rinj nën drejtimin e maestro Lorenc Radovanit dhuruan emocione pafund tek të pranishmit, ndërsa mesazhi që ato përcollën ishte ai i promovimit të dialogut dhe nxitjes së vlerave për të jetuar së bashku.

Profesor Radovani kujton traditën që Shkodra ka patur me grupet artistike, e që përmes këtyre të rinjve synohet të rikthehet.

Vokalistja, Jozefina Simoni, e cila bashkë me grupin përformues, rrugëtoi në muzikën e këtyre trevave, tregon se pas pauzës që shkaktoi pandemia, këto duartrokitje ishin të domosdoshme për ta.

Artisti nga Kosova, Gent Hoxha, ndonëse i ri në moshë solli instrumentet folklorike, një traditë të trashëguar nga të parët e tij.

Me artistët e rinj është punuar për disa javë radhazi dhe nisma është finalizuar me krijimin e grupit “Arkestra”.