CDU/CSU: Opozita të mos bllokojë sepse rrezikon izolim afatgjatë të vendit

Me mbi 91 për qind të votave “Për” votuesit në Maqedoni dhanë mbështetje të madhe për rrugën evropiane dhe për perspektivë më të madhe të vendit në BE dhe NATO, porositi zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Johan David Vadelul.

Partia gjermane në pushtet CDU/CSU konsideron se opozita nuk guxon ta bllokojë perspektivën e Maqedonisë për NATO dhe BE. paralajmërojnë se mossuksesi i marrëveshjes për emrin do ta izolojë vendin për një kohë të gjatë.

“Në referendumin në Maqedoni mbi 91 për qind e votuesve votuan për ndryshim të emrit të shtetit në “Maqedoni veriore”, ndërsa në të njejtën kohë edhe për perspektivë të mëtutjeshme të vendit të tyre në NATO dhe BE.
Megjithatë, censusi i nevojshëm prej 50 për qind nuk u arrit. Prej këtu, vendimtare do të jetë votimi në Parlament”, thotë Vadelul.

Grupi i deputetëve të CDU/CSU ndjen keqardhje që vetëm 37 për qind e votuesve morën pjesë në referendumin për ndryshimin e emrit, dhe që nuk u arrit censusi i nevojshëm.

“Megjithatë, referendumi nuk është obligativ. Kyçe është se shumica e domosdoshme prej dy të tretave për amandamentin kushtetues dhe ndryshimin e emrit arrihet e votimin e nevojshëm në Parlament”, thekson Vadelul