Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, në një intervistë me Movistar, pranoi se Evropiani i 2021 nuk është në rrezik, por, ndoshta, formula shëtitëse, pra zhvillimi i ndeshjeve në shumë vende, do të shfuqizohet.

“Ne jemi të sigurt se do të luhet, por ndoshta vetëm në një vend”, rrëfeu slloveni.

Sa i përket formulës “Final Four” të Ligës së Kampionëve Ceferin theksoi:

“Është një opsion, por pas vitit 2024. Formati i vitit të kaluar u favorizua nga Koronavirusi, por ishte interesant. Një finale me tetë skuadra është e vështirë për shkak të kalendari, por një “Final Four”, me një javë futboll, do të ishte një ngjarje e shkëlqyeshme që mund të organizohej në qytete të mëdha”.

”VAR? Ndihmon futbollin, por gjithashtu mund ta dëmtojë atë. Nuk ka kthim prapa, por ka shumë gjëra për t’u përmirësuar“.