Ceferin i telefonon të gjithë presidentët që ishin në Superligë, përpos Agnellit

15:58 | 22 Prill 2021

Marketing

Presidenti i UEFA-së, Aleksandr Ceferin ka telefonuar të gjithë presidentët e përfshirë në Superligën Evropiane, përpos të Juventusit, Andrea Agnelli.

Lidhja mes tyre nuk është fare e mirë, me Ceferin që tha ‘Agnelli është gënjeshtari më i madh që kam parë ndonjëherë’, transmeton lajmi.net.

Ceferin të martën dhe mërkurën ka kontaktuar të gjithë presidentët që ishin të pranishëm në Superligë, me të cilët diskutoi.

Sipas Corriere della Sera, Agnelli asnjëherë nuk është kontaktuar nga presienti i UEFA-së pas tensionit të madh mes dyshes.

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge gjithashtu ka vendosur të mos kontaktojë me Agnellin, por beson që duhet të bëhet dialogu./Lajmi.net/

Marketing