Ceferin sulmon sërish Agnellin: Doja ta falënderoja, por gënjeu dhe punoi prapa shpinës time

10:44 | 25 Prill 2021

Marketing

Aleksander Ceferin nuk ka të ndalur në sulmet ndaj Andrea Agnellit.

Aleksander Ceferin ishte duke folur për “Daily Mail”, vazhdoi rutinën e tij sulmuese ndaj klubeve të cilat kanë marrë pjesë në Superligë dhe në fund pati disa fjalë edhe për presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, shkruan lajmi.net.

Ceferin deklaroi se klubet pjesëmarrëse do të duhet të përballen me ndonjë sanksionim herët apo vonë.

Më pas, kreu i UEFA-së u ndal të flasë për Andrea Agnellin, me të cilin ka raporte të ngushta, ku sipas mediave italiane, Ceferin është kumbari i vajzës së Angllit.

“Ishte shumë stresuese, jam njderë sikur të isha brenda një makine larëse të rrobave”, tha ai.

“Isha duke udhëtuar në Zvicër, ku pas tetë orë vozitje me automjet, kisha gjithçka gati për të deklaruar reformat e reja në Ligën e Kampionëve dhe të Europa League”, shtoi ai.

“Madje, isha duke e falënderuar Agnellin, por nga atëherë kam dëgjuar katër herë të ndryshojë fjalët”, tha Ceferin.

“Kanë përgatitur gjëra që nuk i kam ditur, Agnelli më gënjeu duke më thënë ‘Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë’, e në fund, doli e vërteta në lajme”, përfundoi Aleksander Ceferin./Lajmi.net/

Marketing