Çekët i frikësohen Kosovës por jo edhe Barcelonës, dalin me pikë nga Camp Nou

Barcelona ka barazuar pa gola kundër Slavia Praga në “Camp Nou” në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Katalonasit nuk arritën të fitojnë dhe shënojnë për kundër shumë rasteve të krijuara.

Rastin më konkret e kishte Messi në fund të pjesës së parë po topin e tij e ndali shtylla.

Barca vazhdon të kryesoj në grupin F me tetë pikë, katër më shumë se Interi dhe Dortmundi që luajnë nga ora 21:00.
Në ndeshjen tjetër, Leipzig mposhti Zenitin në Rusi me rezultat 0-2.