Çekisë i infektohet e gjithë skuadra me COVID-19, anulojnë në mënyrë të njëanshme ndeshjen kundër Skocisë

Menjëherë pas fitores 3:1 ndaj Sllovakisë në Ligën e Kombeve, Federata e Futbollit të Çekisë ka vendosur në mënyrë të njëanshme të mos e luajë ndeshjen tjetër të grupit kundër Skocisë, e paraparë për ditën e hënë.

Marketing

“Ekipi ynë kombëtar nuk do të luajë kundër Skocisë të hënën për shkak të vendimit të përfaqësuesve dhe situatës aktuale me COVID-19”, thuhet në njoftim.

“Kombëtarja përfundon përgatitjet aktuale me efekt të menjëhershëm pas fitores kundër Sllovakisë”.

“Situata me koronavirus” e deklaruar do të thotë se në gjithë ekipin kombëtar çek është përhapur koronavirusi, raportojnë mediet lokale çeke.

Vendimi i Çekisë është në përputhje me rregullat e UEFA-s, ku thuhet se një ndeshje nuk do të zhvillohet nëse një skuadër nuk ka të paktën 13 lojtarë në dispozicion.

Marketing