Çeliku-Selami: Qeveria angazhohet fuqishëm për zhvillimin e bletarisë

Në qytetin e Tetovës, shoqata e bletarëve “Qyteti i bletëve” organizon Festivalin 2 ditor te mjaltit nën moton “Ditët e ëmbla të Tetovës” i cili ka për qëllim promovimin e bletarisë, traditën e gjatë në prodhimin e mjaltit dhe nus produkteve te ti. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, është e përkushtuar fuqimisht për zhvillimin e kësaj dege të rëndësishme, nëpërmjet Programeve për Mbështetje Financiare në Bujqësi, Programit për Zhvillim Rural dhe përmes Programit IPARD, të cilat direkt stimulojnë rritjen e familjeve të bletëve dhe kapacitetin e përgjithshëm të sektorit të bletarisë.” – shprehet Çeliku.

Marketing

“Nën moton “Ditët e ëmbla të Tetovës” e organizuar nga Shoqata e bletarëve “Qyteti I bletave” me kryetar Driton Dikena dje në Tetovë bashkë me Kryetaren e Tetovës znj. Teuta Arifin , sekretarin shtetëror në Ministrin e bujqësisë z.Nefrus Nefrus Celiku dhe drejtorin e Agjencisë për nxitje të bujqësisë z. Elgafar Jusufi kishim nderin që ta hapim këtë manifestim shumë të rëndësishëm duke e ditur vlerën e bletarisë dhe produktit të mjaltit në dobitë që dalin nga i njëjti.

Gjithashtu u ndanë Mirënjohje nga ana e Shoqatës për të gjithë ata që kontribuojnë që ky sektor i bujqësisë të merr hov dhe të gjej vendin aty ku edhe i takon.
Drejtori Abdulselam Selami para bletarëve theksoi se bletaria është degë që ka kontribut të rëndësishëm në sektorin bujqësor dhe ruajtjen e mjedisit jetësor.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Agjencionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, është e angazhuar fuqimisht në zhvillimin e kësaj dege të rëndësishme bujqësore.

Nëpërmjet Programeve për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Programeve për Zhvillim Rural dhe Programit IPARD, ne krijojmë përkrahje institucionale për bletarinë, e cila drejtpërdrejt stimulon rritjen e familjeve të bletëve dhe kapacitetin e përgjithshëm të bletarisë si degë shumë e rëndësishme.

Vet fakti se kemi rritje te numri i familjeve të bletave tregon se qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural është e angazhuar fuqishëm për zhvillimin e kësaj dege.

Numri i familjeve të bletëve në tre vitet e fundit është rritur dhe sipas të dhënave të fundit për subvencionet për 2018 numri i përgjithshëm i familjeve të bletave i paraqitur është 240,000 familje, për vitin 2017 numri përgjithshëm i paraqitur është 224,800 familje.”, shprehet Selami.