Celta Vigo – Real Madrid, Zidane zgjedh formacionin

Real Madrid nis sot sezonin e ri në La Liga.

Marketing

Skuadra e Zinedine Zidane, ndeshjen e parë e zhvillon në udhëtim te Celta Vigo, me fillim nga ora 17:00.

‘Los Blancos’ gjatë fazës përgatitore nuk kanë gëzuar formë të mirë, ndërsa krejt në fund kanë humbur transferimin më të madh të kësaj vere, Eden Hazard.

Mediet në Spanjë kanë parashikuar se Zidane këtë ndeshje mund ta nis me formacionin 4-3-3.

Formacioni i Realit: Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Modric, Casemiro, Kroos, Lucas, Benzema dhe Vinicius.

Real Madrid do të synojë fitoren në këtë udhëtim të vështirë, për të shfrytëzuar humbjen e Barcelonës nga Athletico Bilbao në ‘San Memes’.

Marketing