Çerdhet rihapën dyert për më të vegjlit

Pas 6 muajsh në shtëpi, 14 555 fëmijë u rikthyen sot në çerdhe. Në orët e para të mëngjesit stafi i çerdhes “Fidani” në Çair, si edhe çerdhet tjera në vend, ishin përgatitur për t’i mirëpritur ata. Ashtu siç përcaktohet në protokollet e komisionit për Sëmundje Ngjitëse, prindërit fëmijët e tyre ua dorëzonin edukatoreve në hyrje të objektit. Disa prej fëmijëve ishin më të lumtur që do të shihnin sërish shokët, shoqet dhe edukatoret. Disa të tjerë e kishin më të vështirë të ndahen nga prindërit për disa orë, ndërkohë që edukatoret bënin përpjekjet e tyre për t’i qetësuar.

Marketing

Prindërit shpresonin se shëndeti i fëmijëve të tyre nuk do të rrezikohet dhe se protokollet e institucioneve shëndetësore do të respektohen plotësisht. Edhe pse ata duhet të mbanin distancë prej dy metrash ndërsa dorëzonin fëmijët, jo gjithmonë e respektonin këtë rekomandim.

“Mendojmë se janë të sigurt, me siguri. Prandaj vendosëm që t’i sjellim, sepse mendojmë se kujdesi është në nivel. Procedura ishte matja e temperaturës, larja e duarve. Mendoj se do të shoqërohen, sepse që sa kohë janë këtu”.

A mendoni se fëmija jua është i sigurt?
“Mendoj se po, sepse kemi kohë këtu në këtë çerdhe. Jam në punë”.

“Një fëmijë kam në çerdhe”.
Jeni në Punë që të dy bashkëshortët?
“Po, të dy jemi. Unë personalisht nuk ndiej rrezik. Besoj se, siç paralajmëruan edhe çerdhet, do t’i plotësojnë kushtet”.
Deri ku i shoqëruat fëmijët?
“Deri tek hyrja”.

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, sot vizitoi çerdhen “Buba Mara” në Komunën e Aerodromit. Ајо tha se të gjitha çerdhet në vend janë hapur në kohë. Shahpaska informoi se në rrethanat aktuale, çerdhet kanë kapacitet për të pranuar 19 000 fëmijë, ndërsa në të gjithë vendin ka edhe 4500 vende të lira.

Kjo është çerdhe që ka 5 ndarje dhe kapacitet për 1100 fëmijë. Megjithatë në përputhje me protokolle, siç më informuan momentalisht ka 556 vende të lira. Apeloj deri tek të gjithë personat që janë pjesë e procesit të kujdesit të fëmijëve, se në momentin që do kenë dyshimin më të vogël për simptoma që mund të asocojnë me infektimin nga virusi COVID-19, të reagojnë dhe të veprojnë në përputhje me protokollet – deklaroi Jagoda Shahpaska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Protokolli me 26 pika ndër të tjerat obligon drejtuesit e çerdheve që çdo dy orë të dezinfektojnë dorezat e dyerve, lavamanët, tavolinat, karriget, lodrat si dhe automjetet që furnizojnë çerdhet me ushqim. Disa herë në ditë duhet të pastrohen dyshemetë dhe atje ku ka kushte të largohen tapetat. Aktivitetet në hapësirat e jashtme të realizohen në atë mënyrë që të evitohet kontakti mes fëmijëve. Krevatet do të duhet të vendosen në një distancë prej 1.5 metrash dhe fëmijët do të duhet të flenë të gjithë në të njëjtin krah. Të punësuarit nuk duhet të shoqërohen në grupe gjatë pushimit. Maska dhe doreza përveç të punësuarve, duhet të mbajnë edhe personat që furnizojnë çerdhet më ushqim.

Marketing