Çerdhet vazhdojnë punën, respektohen masat, nuk ka raste të reja me Covid-19

Pas paraqitjes së dy rasteve me Covid-19, në ditët e para të punës së çerdheve që hapën dyert për fëmijët pas 6 muajsh, janë shtuar ndjeshëm kontrollet. Para fundjavës u konfirmuan dy punonjës të infektuar në dy kopshte në Shkup dhe Manastir, por këtë të hënë ato funksionuan normalisht, thonë nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Tani për tani nuk ka raste të reja.
Në kopshtin e Shkupit Korqagin, deri të dielën në mbrëmje, asnjë nga punonjësit nuk shfaqi simptoma të virusit nga kontakti me kolegen e tyre. Fëmijët erdhën në kopsht këtë mëngjes, meqë kaloi periudha e kontrollit kur duhej të shfaqnin ndonjë simptomë. Edhe kopshti i Manastirit, ku njëra prej edukatoreve  të premten raportoi se ishte pozitive me Covid-19, këtë të hënë funksionoi normalisht
duke ju përmbajtur protokolleve të rrepta për mbrojtje. Nga ky kopsht, pesë fëmijë, tre kujdestare dhe dy edukatore janë në izolimin shtëpiak.
Institucioni i kujdesit për fëmijë në Shën Nikollë nuk filloi punën bashkë me kopshtet e tjera javën që shkoi, sepse një nga punonjësit kishte rezultuar pozitiv. Për hapjen e tij, ende priten rekomandimet nga Qendra për Shëndetin Publik.
Të gjitha kopshtet e tjera kanë filluar normalisht punën, me masa mbrojtëse e grupe të reduktuara, e prej 9 shtatorit në punë janë kthyer të gjithë prindërit që deri tani shfrytëzonin masën qeveritare pasi kishin fëmijë në çerdhe. Ende të liruar deri më 1 tetor, mbeten vetëm prindërit që kanë fëmijë që sivjet fillojnë klasën e parë, për shkak të faktit se ata janë çregjistruar nga kopshti por ende nuk kanë filluar shkollën.
Marketing