Ceremonia komemorative dhe varrimi i Adem Demaçit (VIDEO)

Në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë ka nisur ceremonia komemorative për veprimtarin Adem Demaçi, i cili do të varroset sot në orën 12:00.

Marketing

Ceremonia komemorative dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij.

Në ceremoninë komemorative dhe varrimin e Demaçit, përveç krerëve shtetërore dhe institucionalë të Kosovës, do  të marrin pjesë edhe udhëheqës shtetëror nga Shqipëria dhe personalitete të tjera të larta .

Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë, nga ora 11:00, kurse varrimi bëhet në ora 12:00.

Demaçi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare,  të enjten, më 26 korrik, në shtëpinë e tij në Prishtinë.