CERN dëbon shkencëtarin për deklaratën kundër grave

Instituti Evropian për Hulumtime Bërthamore(CERN) vendosi të enjten të ndërpresë bashkëpunimin me një shkencëtar italian, i cili tha se fizika është për burrat dhe akuzoi femrat se punësohen në kurriz të barazisë me gjininë e meshkujve.

Profesori Alessandro Strumia, një shkencëtar italian në Universitetin e Pizës, dha një deklaratë me rastin e një seminari të organizuar nga CERN në Gjenevë në shtator mbi “Teorinë e Lartë të Energjisë dhe Gjinisë”.

Disa shkencëtarë që morën pjesë në atë punëtori e akuzuan më vonë në rrjetet sociale për deklarata seksiste.
CERN ndërpreu më pas bashkëpunimin me profesorin dhe sot njoftoi se ai më në fund vendosi të marrë një vendim të tillë.

Ndryshe, CERN në vitin 2016 për herë të parë u kryesua nga një femër, italiania Fabiola Gianotti.
Në dhjetë vjetët e fundit, përqindja e grave të punësuara në këtë institut është rritur dhe pjesa e tyre në stafin ende mbetet jo më shumë se 20 për qind.

evn